Futboll Seria A Sport

“DERBI I MADONINËS”/ Renditja, telashe dhe merkato. Rënie vertikale e Milanit, pse Interi kryeson Serinë A

Nëntëdhjetë ditë më pas dhe përsëri për ballë. Interi dhe Milani në këtë hark kohor kanë ndryshuar skenarë e në shumë aspekte, të cilat do t’i analizojmë.

RENDITJA

Zikaltër – Nëse Interi do të kishte luajtur dhe fituar ndaj Bolonjës, sot do të kishte shtatë pikë më shumë se “Djalli” dhe Napoli, distancë që dy ndjekëset kishin tre muaj më parë ndaj zikaltërve të vendit të tretë. Ekipi i Inzagit pikërisht pas derbit të 7 nëntorit nisi një seri fitoresh prej 8 sfidash e cila u ndërpre në një barazim ndaj Atalantës. Edhe ajo pikë në Bergamo peshon shumë pasi mban larg një rival që mund të fitojë ndaj kujtdo.

Udhëkryqi zikaltër nis pikërisht nesër dhe nëse ndaj Milanit e Napolit nuk mundet, më pas do të jetë kalendari që do t’i shtrojë një tapet në rrugën drejt titullit. Sigurisht që do të ketë edhe ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Romës në “San Siro” apo me Juven në Torino, por nuk duken si pengesa që mund t’i prishin punë. Kuqezi – Për milanistët 11 javët e para të sezonit ishin për kornizë, por ajo që erdhi më pas është si një thikë në zemër.

Nga shtatë pikë avantazh në 4 dizavantazh që përkthehen si 11 pikë të lëna. Sigurisht që humbjet i ndodhin kujtdo, por ekipit të Piolit i ka munguar fitorja në ndeshje jo të pamundura si ndaj Udinezes apo Specias në “San Siro”. Renditja kuqezi vuan sepse kanë rënë parametrat. Në 11 javët e para Milani nuk njihte humbje, ndërkohë që 11 javë më pas janë katër të tilla, me Interin që të vetmen humbje të sezonit e ka regjistruar në fillim të fazës së parë ndaj Lacios.

DËMTIMET

Zikaltër – Forca e Interit qëndron edhe në shmangien e dëmtimeve të gjata, pavarësisht se 5 amerikano-jugorë iu nënshtruan angazhimeve stresuese dhe udhëtimeve në katër hapësira për ekipet kombëtare. Përjashtimi i vetëm është Korrea, i cili nuk po gjen vazhdimësi midis një problemi muskulor dhe një tjetri. Sensi, i cili flirtoi me infermierinë për dy vjet, shkoi në huazim te Sampdoria për të rilindur dhe merituar kombëtaren.

Për momentin problem përbën vetëm Gosensi i dëmtuar. Me këtë Perisiç, megjithatë, Inzagi mund të presë me qetësi gjermanin, i cili nuk luan që prej shtatorit. Nuk është rastësi që Interi i së shtunës në fakt do të jetë i njëjtë me derbin e ndeshjes së parë. Kuqezi – Nga ana tjetër, një kasaphanë, një ndëshkim i pandërprerë që goditi Milanin që në fillim në të gjitha format e mundshme – muskulore, artikulare, COVID – duke reduktuar në mënyrë drastike opsionet në dispozicion të Piolit.

Në derbin e fazës së parë, në fakt ishte një nga rastet e pakta kur infermieria nuk ishte e mbushur plotësisht: Menja, Plixari, Mesias dhe Kastijeho. Katër kuqezinjtë janë aktualisht të padisponueshëm, emra më të rëndë se në ndeshjen e nëntorit: Kjaer, Tomori, Ibra dhe Ture, me anglezin dhe suedezin që do të tentojnë deri në fund të futen në listën e të grumbulluarve.

HIERARKITË

Zikaltër – Pika e kthesës në Interit përkoi me shpërthimin e Çalhanoglusë. Ish-i u tërbua pikërisht në derbin e nëntorit (ato duar në veshë që brohoritnin poshtë tribunës milaniste ishin përgjigjja më e mirë për ata që e quanin apatik) dhe u bë i pazëvendësueshëm si Barela dhe Brozoviçi. Edhe Dumfris i shpërqendruar i nëntorit ia la vend agresorit që po vë në vështirësi Inzagin, duke qenë se Darmian nuk tradhton kurrë në ndeshje të mëdha. Me Korrean të dëmtuar, trajneri tani, megjithatë, përveç Lautaros dhe Xhekos ka një Sançez të egër.

Kuqezi – Emblema e ngadalësimit të kuqezinjve është Brahim Diaz. Derbi i ndeshjes së parë ishte ndeshja e tij e parë pas rikuperimit nga COVID, por në praktikë ishte akti i parë i një Diazi të ri, fatkeqësisht negativ: kryesisht i zbehtë, jo vendimtar e pa shkëlqim. Të shtunën, spanjolli rrezikon t’i lërë vendin Kesit, një ide kjo më shumë sesa thjesht tundim për Piolin. Ibra nuk shkëlqeu në ndeshjen e parë, këtë herë duket se do të heqë dorë nga vendi në sulm për t’ia lënë Zhirusë. Kalulu luajti gjithashtu në nëntor, duke hyrë pas pjesës së parë dhe bëri mirë. Të shtunën ai do të luajë në qendër në çift me Romanjolin.

MERKATO

Zikaltër – Edhe këtu situata ka ndryshuar. Interi kishte tashmë skuadrën më të kompletuar të turneut, por në janar bënë një hap përpara duke realizuar goditjen e Gosensit, gjithashtu për të shmangur skllavërimin e ndonjë prej tekave të Perisiçit, kontrata e të cilit është në skadencë. Kaisedo mbyll vrimën e krijuar nga lëndimi i Korreas, teksa huazimi i Sensit te Sampdoria mund të sjellë gjithashtu benefite të rëndësishme.

Talenti që i pëlqen shumë Mançinit do të mund të gjejë ndjesitë e duhura dhe të bëhet një përforcim i rëndë për qershorin ose një thesar i vogël në rast se zgjidhet rruga e merkatos. Kuqezi – Tre muaj më parë, Milani dukej si një luftanije e pathyeshme dhe askush nuk guxonte të mendonte për merkaton e janarit. Nga ana tjetër, bëhet fjalë për një ekip që ishte paraqitur përballë Interit me 31 pikë nga 33 në dispozicion.

Ku ta vendosnin dorën drejtuesit dhe mbi të gjitha përse? Tani, megjithatë, shkaqet ndjekin njëra-tjetrën dhe janë të shumta. Milani rifilloi rrugëtimin e tij pas një merkatoje thuajse të palëvizshme dhe të mbingarkuar indirekt nga entuziazmi i Juves dhe Interit. I vetmi ngushëllim do të vijë nga rinovimet. Në një kohë të shkurtër, njoftimi i Hernandezit, i ndjekur nga Leao dhe Benaseri, por lamtumira falas e Kesit është një tjetër barrë e rëndë për t’u menaxhuar.

MENDËSIA

Zikaltër – Nëse loja në ndeshjet e fundit është dukur më pak brilante (por 120 minutat në mesjavë kundër Juves dhe Empolit kanë peshuar), koka rend me një mijë në orë. Fitorja e 22 janarit ndaj Venecias, e cila erdhi në minutat e fundit dhe pas një disavantazhi në atë që dukej si lëkura klasike e bananes, konfirmon forcën e grupit, të aftë për të fituar me thonj edhe kur ndeshja komplikohet. Megjithatë, të panjohurat e ndalesës për kombëtaret mbeten. Në tri sezonet e mëparshme ka pasur një barazim (me Sampdorian), humbje me Lacion dhe suksesi ndaj Napolit.

Kuqezi – Periudha e fundit para pushimit nuk ishte shumë e mirë në aspektin psikologjik: humbja e papritur me Specian ishte një goditje për vetëvlerësimin dhe sigurinë, pjesërisht të qetësuara nga barazimi me Juventusin, që dha disa sinjale ngushëlluese. Por sigurisht një gjendje mendore më e keqe se java që çoi në derbin e nëntorit, kur bota kuqezi u ndie aq e bindur për forcën e tyre sa menduan një barazim pozitiv që i la kushërinjtë në minus 7 në renditje.

Related posts

E BUJSHME/ Klubi amerikan e bën traditë, u hedh tifozëve dollarë nga helikopteri (VIDEO)

Delo.autor

DILEMA E FUNDIT/ Bayern Munich i ofron 17 milionë euro në sezon yllit të skuadrës…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Lampard kërkon përforcime, Chelsea ka gati 70 milionë euro për mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment