Futboll Seria A Sport

“SUPER LEAGUE” ISHTE GABIM”/ Gazidis e pranon: Premier League ka krijuar diferencë

Liga e Kampioneve bën diferencën për të gjitha klubet aktualisht. Për këtë është i ndërgjegjshëm administratori i Milanit, Ivan Gazidis, i cili ka shpjeguar sot se si të ardhurat nga ky aktivitet janë shumë të rëndësishme për klubet.

“Të hysh në Ligën e Kampioneve apo jo bën një ndryshim të madh sot nga pikëpamja financiare. E njëjta vlen edhe për ngjitjen në kategori dhe zbritjen. Unë jam dakord, por mund të ketë një impakt të rëndësishëm për klubet, duke i shtyrë të marrin vendime të gabuara. Si Superliga?  Po”, tha Gazidis, duke pranuar gabimin e tij që insistoi për t’iu bashkuar projektit të dështuar.

Ai mendon se stadiumi i ri do të ndihmojë financat e klubit, “Duhet medoemos të ndërtojmë një impiant të ri, që të jetë i hapur për të gjithë. Ndërtimi i stadiumeve moderne në Premier Ligë ka ndryshuar në mënyrë radikale pozicionin e Anglisë, futbolli anglez u kthye në një lloj Superlige.

Futbolli italian ka rënë pasi klubet nuk investuan në infrastrukturë. Që të ndërtojmë një stadium të ri dhe të përballueshëm në Milano është e padiskutueshme nëse duam të kthehemi në majë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. “San Siro” është unik, por tashmë është i vjetër dhe prej çimentoje. Stadiumi i ri do të jetë i hapur në 365 ditët e vitit dhe jo vetëm në atë të ndeshjes, ndaj nuk bëhet fjalë vetëm për futboll”, shpjegoi ai.

Related posts

Finalja e Kupës, Ilir Daja kërkon “bis” trofesh nga Skënderbeu i tij

Sadik.Autor

SITUATA E KORONAVIRUSIT TEK LAZIO/ Habit presidenti Lotito: Edhe në vag*nën e femrës ka…

Delo.autor

SFIDA NDAJ “ZIKALTËRVE”/ Trajneri Pirlo dhe Juventus kryqëzojnë gishtat për rikuperimin e dy yjeve

Delo.autor

Leave a Comment