Futboll Sport

DERBI NDAJ PARTIZANIT/ “Buzëqesh” Bledar Devolli, Dinamos i rikthehen tre lojtarë. Ja emrat…

Që prej së dielës, Dinamo ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit, që do të luhet të enjten në orën 18:00 në “Air Albania”.

Stafi teknik ka edhe dy seanca në dispozicion, ndërsa i rikthehen disa lojtarë që munguan në kampionat ndaj Kastriotit.

Mbrojtësi Aleksandër Sofranak ka pasur probleme shëndetësore, ashtu si Goran Siljanovki që mungoi për shkak kartonësh.

Nga minuta e parë ndaj “demave” do të jetë në fushë edhe kapiteni Agim Ibraimi.

Sot dhe nesër trajnerët Devolli dhe Xhafa do të fiksojnë edhe formacionin, me të cilin do të synojnë kualifikimin ndaj Partizanit.

Ndeshja e parë çerekfinale ka përfunduar në barazim 1-1.

Related posts

RONALDO, RONALDO DHE…RONALDO! 13 yjet e futbollit që mbajnë ORA me shifra të “çmendura”

Delo.autor

Roben s’heq dorë: Mund të luaj edhe dy vite në këto nivele

Q.Autor

ANALZION SITUATËN E SPANJËS NË “EURO 2020″/ Legjenda Effenberg: Nëse s’ke madrilenë, nisin telashet

Delo.autor

Leave a Comment