Futboll Kategoria Superiore Sport

DISIPLINA/ Egnatia e pëson për gjuajtjet kundër Jorgjit. Vazhdon avazi i gjobave me Teutën e Partizanin

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë sot vendimet për sa i përket thyerjes së rregullave të Partizanit, Teutës dhe Egnatia.

Klubi i Egnatias u dënua me 100 kijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve ndaj Enea Jorgjit, ndërsa zyrtari i klubit është dënuar me tetë ndeshje pezullim.

Nga ana tjetër, Teuta dhe Partizani janë dënuar për mosrespektimin e Rregulloser së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos e vendosur për të disatën herë stemën e “Abissnet Superiore” në fanellën e tyre. Të dyja ekipet kanë marrë nga një gjobë prej 100 mijë lekë.

Gjithashtu dhe Tërbuni dhe disa ekipe U-19 kanë marrë dënime nga Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës.

VENDIMET:

1. FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

4. Zyrtari i KF Egnatia, Klevis Murati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i FK Tërbuni, Albers Keko, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i FC Besa U-19, Ymer Fejzo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Zyrtari i Football Republic U-19, Vladimir Gjoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i Football Republic U-17, Orest Xhafa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Related posts

NJË KONKURRENT MË PAK PËR “ZIKALTËRIT”/ Manchester Unitedi i thotë jo mesfushorit kroat…

Delo.autor

Takimi me Raiolën, Juventusi ofron 25 milionë euro për mesfushorin e Milanit

Sadik.Autor

VIDEO/ Levante barazon rezultatin ndaj Valencias, ja çfarë po ndodh me Sadikun

Q.Autor

Leave a Comment