Breaking News Futboll Sport

DORËZOHET DUKA/ Njeh fitoren e Veliajt në Tiranë, shtyn zgjedhjet në FSHF

Tërhiqet Armando Duka nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit duke njohur kështu fitoren e kryebashkiakut Veliajt në Gjykatë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendmit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve. Edhe pse tashmë është gjykata ajo që ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së në një datë tjetër, Duka përmes një postimi në FB thotë se do të propozojë edhe ai zhvendosjen e zgjedhjeve në një datë tjetër.
“Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër”, shkruan Duka.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Tiranës ka pezulluar Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por, ndryshe nga pesë vendimet e mëparshme të gjykatave, të cilat kanë qenë të karakterit civil, vendimi i sotëm është penal dhe Armand Duka rrezikon të ndiqet penalisht.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se janë pezulluar nga detyra edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçin. Arsyeja lidhet me përgatitjet që Duka, Shulku dhe Haçi, po bëjnë për organizimin e Asamblesë së 2 Marsit në kundërshtim të ligjit dhe pesë vendimeve të dhëna nga Gjykata javën e kaluar.

Related posts

JUVENTUS VAZNDON TRADITËN E VJETËR/ Ja super formacioni me yjet që i ka transferuar falas (FOTO)

Delo.autor

Messi ka shënuar më shumë gola se Ronaldo, Isco, Asensio e Bale së bashku

Q.Autor

Trajneri “kryqëzon” BOLT: Nuk është ende gati për futbollin, i mungon aspekti…

Isa.Autor

Leave a Comment