Futboll La Liga Sport

FITORJA ME “POKER” NDAJ ATHLETIC BILBAO/ Xavi nuk e fsheh lumturinë: E dija që kjo ditë do të vinte

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka qenë mjaft i lumtur pas fitores së radhës në La Liga.

Ai ka parë skuadrën e tij të shkërmoqë Bilbaon 4-0. Por mbi të gjitha ka parë një skuadër krejt ndryshe nga ajo e dy javëve më parë që eliminohej pikërisht nga Bilbao në Kupën e Mbretit.

Pas ndeshjes ai ka deklaruar se e priste që skuadra të shpërthente pas një pune të madhe të bërë në këto muaj.

“E prisja që do të vinte ky ndryshim i skuadrës. Kemi punuar shumë fort për këtë ditë dhe kisha ndjesi pozitive. Bilbao ishte një rival mjaft i fortë, që është mbrojtur me rregull, por ne e kemi dominuar tërësisht takimin dhe ndryshe nga herët e tjera në fund kemi gjetur tre gola”, ka thënë Ksavi.

Më pas tekniku i Barcelonës ka hyrë në një analizë më të detajuar të ndeshjes. “Nuk i kemi dhënë asnjë mundësi Bilbaos. Kemi bërë presing lart dhe presing menjëherë sapo humbnim topin. Shoh harmoni në ekip dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Ksavi ka folur dhe për Dembelenë. “Nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet kjo është diçka që e di klubi. Por unë e mbroj sepse është profesionist. Ndaj Bilbaos ka bërë diferencën”, ka thënë Ksavi.

Related posts

Ish-trajneri i Realit: Askush në Madrid nuk e donte Juven

Q.Autor

Shkodran Mustafi “shpërfill” Ronaldon/ Messi “gjeni” i paparashikueshëm…

Sadik.Autor

Chelsea nuk heq dorë nga Sandro, por Juventus kërkon 60 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment