Futboll Seria A Sport

“DUAM EDHE NE KUPËN E ITALISË”/ Pioli jep lajmin e keq: Ibrahimovic është si një luan në kafaz

Milani nuk do të injorojë Kupën për kampionatin. Ky është premtimi i trajnerit të kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili një ditë para ndeshjes me Lacion në Kupë, ka shpjeguar se do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm për sfidën.

“Lacio gjithmonë ka shumë histori, rezultate të mëdha në këtë kompeticion. Është një skuadër që ka shumë cilësi, sidomos në repartin ofensiv, mendoj se është ndër më të mirat në kampionat. Është e qartë se tani niveli rritet. Kjo është një ndeshje e rëndësishme, e vështirë, por të cilën duam ta përballojë mirë. Ndeshja më e vështirë është gjithmonë ajo që vjen. Kemi ende shumë punë për të bërë, duhet të mbetemi të përqendruar për të përgatitur më së miri këtë çerekfinale të Kupës së Italisë që mund të na shohë të mbërrijmë deri në fund.

Objektivi ynë është të japim maksimumin ndeshje pas ndeshje, pastaj në fund bëhen llogaritë. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, nesër është ndeshje me eliminim, një sfidë shumë e  rëndësishme dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë dhe të vazhdojmë të japim maksimumin duke vazhduar të rritemi. E dimë që do të vijnë vështirësi, por me sjelljet e duhura mund të kalohen.

Do të hedh në fushë formacionin më të mirë, sigurisht duke marrë për bazë gjendjen e futbollistëve. Kundërshtari është i një niveli të lartë. Të gjithë duan ta fitojnë këtë turne dhe ne duam ta provojmë ta bëjmë një gjë të tillë gjithashtu. Ndaj ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme.

Ibrahimoviç? Zlatan është si një luan në kafaz. Motivimi i tij është që të ndihmojë ekipin në fushë. Nesër nuk do të jetë, të shohim për ndeshjet e ardhshme”, tha Pioli, duke konfirmuar mungesën e radhës të suedezit.

Related posts

“MAGJIA” PREJ 32 NDESHJESH I PAMPOSHTUR U PRISH/ Ja hera e fundit kur Bayern Munich shijonin humbjen

Delo.autor

NUK PO LUAN TITULLAR/ Ish-portieri i Inter: Buffon duhet të ishte tërhequr, sepse…

Isa.Autor

Juventusi në telashe: Bernardeschi mund të operohet – Higuain mungon kundër Atalantas

Q.Autor

Leave a Comment