Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ E ardhmja e CR7, në krah të Messi-t ose te rivalët e Juventus-it

Sipas The Sun, e ardhmja e Cristiano Ronaldo-s te Manchester United është gjithmonë e më shumë në dyshim. Ish-ylli i Juventus-it duket se nuk është i kënaqur me cilësinë e skuadrës dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka nisur të diksutojë me drejtuesit e klubit për të ardhmen.

Ronaldo, i cili është kthyer te Manchester United me idenë për t’u tërhequr me klubin anglez, nuk ka ndërmend ta vazhdojë aventurën në rast se klubi nuk do të kualifikohet në Champions League dhe ka filluar të shikojë përreth.

Megjithatë, lajmi me të vërtetë i bujshëm i dhënë nga The Sun ka qenë kthimi i mundshëm i portugezit në Itali. Në fakt, mes skuadrave të interesuar për të në rast se vendos të largohet nga United, duket se është edhe Roma e Mourinho-s, trajneri i tij në kohën e Real-it.

Sipas së përditshmes angleze, duket se është vetë Special One që po kërkon të ribashkohet me bashkatdhetarin e tij, edhe pse marrëdhëniet nuk kanë qenë shumë të mira në Madrid.

Operacioni duket pothuajse i pamundur për arkat e Roma-s, por në Angli kanë përfshirë edhe verdhekuqtë në treshen e skuadrave që interesohen për sulmuesin, që përfshin e dhe Bayern Munich me PSG, ku CR7 do të merrte vendin e Kylian Mbappe dhe do të luante në krah të Messi-t pas shumë vitesh rivalitet.

Related posts

Deulofeu yllit të Realit: “Në Barcelonë luani nëse jeni shok i Messit”

Q.Autor

Inter mendon edhe për merkaton, Sabatini me ‘mision’ drejt Kinës

Q.Autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Mesfushori Bare: Jam ushtar që zbatoj rregullat, Reja më ka mësuar si të…

Delo.autor

Leave a Comment