Futboll Sport

E TRISHTË/ Futbolli Gjerman në zi, humb jetën në aksident mbrojtësi 20-vjeçar…

Një lajm i trishto u regjistrua ditën e sotme, talenti gjerman Jordi Bongard, humbi jetën në moshën 20-vjeçare, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mbrojtësi 20-vjeçar ishte pjesë e akademisë së Borusia Mynshengladbah, ndërkohë që  u numëroi 7 ndeshje me kombëtaren U-17 të Gjermanisë dhe 2 me atë U-18.

Futbollisti i cili aktivizohej me ekipin e dytë të Mynshenglabahut ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman që ka konfirmuar ndarjen nga jeta të Bongard, ku mbrojtësi me makinë e tij është përplasur nga një kampion.

“E morëm këtë lajm të tmerrshëm këtë mëngjes dhe jemi të shtangur. Ngushëllimet dhe mendimet tona më të thella janë me familjen e Jordit”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Roland Virkus.

Related posts

RONALDO “THYEN” RREGULLAT E FIZIKËS/ Shikoni si CR7 shënon nga prapa portës (VIDEO)

Isa.Autor

Man City ka shpenzuar €269.5 mln, Guardiola ndërton mbrojtjen më të shtrenjtë në botë

Q.Autor

“JAM NË SHTËPI”/ I uritur për trofe, Ronaldo rikthehet në “pallatin e ëndrrave” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment