Breaking News Futboll Sport

FSHF “GATUAN” NJË TJETËR MANIPULIM/ Gati emërimi i punonjësit të federatës në krye të shoqatës së trajnerëve

Një tjetër shoqatë e futbollit, pas asaj të mjekëve sportive, po orkestrohet nga federata e Armand Dukës për të siguruar një tjetër votë në asamblenë e 2 marsit ku do të zgjidhet presidenti i ri i FSHF-së.

Mësohet se Armand Duka ka planifikuar emërimin e një tjetër punjonjësi të federatës në krye të një shoqate, bëhet fjalë për atë të trajerit raporton ‘gazeta sport. Sulejman Mema, njeriu i afërt i Dukës që gjatë zgjedhjeve ne Shoqatën Rajonale të Tiranës përdori një fjalor vulgar ndaj kundërshtarëve të tij duke i sharë me fjalë të rënda që ende sot e kësaj dite nuk ka kërkuar qoftë dhe një ndjesë, pritet të emërohet në krye të shoqatës.

“’Kush po ua q* ropt këtyre”, ishin fjalët që Sulejman Mema përdori në atë Asamble dhe pas këtij fjalori Armand Duka ka vendosur të shpërblejë për gjithë shërbimin që i ka kryer duke planifikuar emërimin e tij në krye të Shoqatës së trajnerëve.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë FSHF mblodhi në mënyrë sekrete shoqatën e mjekëve sportive, për herë të parë që nga viti 1994 dhe zgjodhi si delegat në zgjedhjet e 2 marsit fizioterapistin e kombëtares Arjan Llaperi. Me manipulimin e fundit Armand Duka arrin në kuotën e 25 votave në asamblenë e 2 marsit ku tenton të zgjidhet për herë të gjashtë president i FSHF-së.

Related posts

FESTË SAMBA NË VLORË/ Flamurtari kthehet të fitorja falë një devijimi magjik (VIDEO)

Isa.Autor

MOTO GP/ Befason “Doktor” Rossi, lë motorin për makinat: Ja ku do të garoj sezonin tjetër

Delo.autor

MUNDI I VETËM REALIN/ Ja se si 10 vite më parë i gjithë Madridi duartrokiste Del Pieron (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment