Futboll Seria A Sport

EPISODI MILAN-SPEZIA/ Arbitri Serra: I “përqafuar” nga Florenci, Ibrahimovic më tha se…

Ishte një ndër episodet më të përfolura të këtij sezoni në Serinë A, ku Milanit iu anulua një gol në frymën e fundit në humbjen që pësuan në “San Siro” nga Specia me rezultatin 1-2. Arbitri kryesor Marko Serra i është rikthyer atij episodi, ku në një intervistë me “SKY Sport” ka treguar të gjithë ngjarjen e atij episodi:

“E vlerësova shumë gjestin që lojtarët e Milanit bënë në dhomat e zhveshjes të nesërmen, në momentin që gjendja ime emocionale nuk e lejoi.

Kalabria si kapiten më tha fjalë ngushëllimi, pastaj kalon Florenci, i cili ishte po aq i thyer sa unë dhe më përqafon, pastaj kaluan Teo Hernandez dhe Brahim Diaz dhe ata gjithashtu më thanë të merrja veten dhe të reagoja.

Dhe pastaj erdhi Ibrahimoviç, thelbi i fjalës së tij ishte që të provoja se isha i fortë dhe se të reagoja. Tani mezi po pres që të arbitroj.”, përfundoi Serra.

Related posts

Juventus-Sampdoria, Chiellini mund të jetë protagonist

Sadik.Autor

VIDEO/ Juventus dyfishon shifrat ndaj Sassuolos, Khedira autor i golit

Q.Autor

Dhuna në Vlorë/ Tifozët e Flamurtarit: Matrapazit me regjisor Dukën iu premtua 1 mln lekë

Sadik.Autor

Leave a Comment