Futboll Shqipëri Sport

I PAPËRMBAJTSHËM/ Gol dhe asist, Shaqiri shkëlqen me fanellën e Lyon-it (VIDEO)

Xherdan Shaqiri ka qenë i papërmbajtshëm mbrëmë teksa ka shënuar dhe dhuruar një asist për Lionin e tij në fitoren ndaj Marsejës me rezultatin 2-1 në stadiumin “Olympic Lyonnais Park”, e vlefshme për javën e 22-të në Ligue 1.

Fillimisht lojtari me origjinë shqiptare ka realizuar golin e barazimit 1-1 në minutën e 76′ dhe më pas në minutën e 89′ ka dhuruar një super asist për Dembelenë duke përmbysur gjithçka dhe duke marrë tre pikët për skuadrën e tij.

Ky ishte goli i dytë në 11 ndeshjet e zhvilluara në Ligue 1 në këtë sezon teksa 30-vjeçari numëron dhe 3 asiste të dhuruara. Aktualisht Lioni renditet në vendin e 7 në kuotën e 34 pikëve.

Related posts

Arsyet pse Ronaldo vendosi të largohet nga Reali/Nga Neymari tek çështja në gjykatë

Sadik.Autor

TIFOZËT E THËRRASIN/ “Timo Verner bir k…”: I urryeri i Gjermanisë zbulon të ardhmen

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona i njofton largimin yllit të ekipit në janar

Delo.autor

Leave a Comment