Futboll Sport

U PEZULLUA NGA KLUBI SEPSE DHUNOI TË DASHURËN/ Tifozët i japin “goditjen” e fundit sulmuesit të “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Mejson Grinvud është në krye të mediave angleze. Jo për performancat e tij në fushë, por për skandalet në jetën private. Sulmuesi kishte dhunuar të dashurën e tij dhe pasojat pas këtij veprimi ishin të rënda.

Drejtuesit e pezulluan deri në një vendim të dytë, lojtarët e “fshinë” nga rrjetet sociale dhe jo vetëm kaq. Nuk mund të mungonte dhe reagimi i tifozëve ndaj gjestit të shëmtuar të anglezit. Ata kanë postuar një video duke djegur fanellën e lojtarit, si një shenjë që ai nuk i përket më këtij klubi.

Ngjarja e dhunës tronditi mediat dhe reagimi i tifozëve, i vuri kapakun.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Dyshime dhe mungesa, ja formacionet e mundshme tek PSG-Bayern Munich…

Delo.autor

Ndahet nga jeta kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ MILANIT/ Mateus i bindur: Duelin e vendos Xheko, Interi favorit për titull

Delo.autor

Leave a Comment