Futboll Sport

GARË PËR TITULLIN E SERISË A/ Reja “snobon” Milanin: Napoli, i vetmi konkurrent i Interit

Edi Reja, trajneri aktual i Kombëtares sonë dhe ish-trajneri i Napolit, ka folur për “Axurrët”, të cilët presin të përballen me Interin të shtunën pasdite.

“Napoli për Skudeto? Nëse them që është i vetmi konkurrent i Interit për Skudeton, Spaleti do të më shkatërronte, por kështu e mendoj. Me rikthimin e afrikanëve mendoj se janë të vetmit që mund t’i rrëzojnë zikaltrit nga podiumi.

Interi ka shpenzuar energji të martën në mbrëmje, kur kanë pasur një ndeshje të vështirë me Romën dhe Napoli duhet ta shfrytëzojë këtë.

Jam i bindur që djemtë e Spaletit do të bëjnë një ndeshje të bukur sepse mbi të gjitha e dinë shumë mirë se nuk mund të humbasin dhe nuk do ta bëjnë këtë”, është shprehur Reja për radion “Kiss Kiss Napoli”.

Related posts

“PËR 2025 PLOT DRITË”/ Georgina dhe Cristiano Ronaldon festojnë ndërrimin e viteve në Dubai

F.autor

KLAS DHE ELEGANCË/ Sa shumë pretendentë për Moise Kean

Isa.Autor

Manaj në kombëtare/ Albacete “akuzon” Panuccin, arsyeja do t’ju BEFASOJË

Isa.Autor

Leave a Comment