Futboll Sport

ÇMENDURI TE PGS-JA/ Shikoni sa shpenzojnë francezët për pagat e lojtarëve

Gazeta franceze “L’Equipe” ka zbuluar shpenzimet marramendëse të Paris SG-së në lidhje me pagat në klubin që kryeson kampionatin francez.

Sipas gazetës franceze në fjalë, vetëm për pagat e lojtarëve Paris SG-ja shpenzon plot 629 milionë euro në sezon.

Një rritje galopante krahasuar me një vit më parë kur shpenzimet ishin gjithashtu të larta, por “vetëm” 503 milionë euro në sezon.

Natyrisht që afrimi i lojtarëve si Mesi, Serxhio Ramos, Ashraf Hakimi, Donaruma, Vijnaldum e të tjerë kanë çuar në rritjen e jashtëzakonshme të shpenzimeve për paga në klubin francez.

Sipas përllogaritjeve të “L’Equipe”, Paris SG-ja zë 37% të masës së pagave të të gjithë kampionatit francez.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Humor në karantinë: Sportistja italiane bën not në… krevat (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Futbolli italian mëson lajmin e ri, kryeministri Conte firmos dekretet e fundit

Delo.autor

FITOJA E JUVENTUS NË COPPA ITALIA/ Icardi tërbon tifozët “zikaltër”. Çfarë thumbimi edhe për Lukakun e Lautaron (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment