Futboll

Juventus ka 488 milionë arsye për të buzëqeshur, ja çpo ndodh me bardhezinjtë

Juventus është mes 10 skuadrave të para të Europës për sa i takon vlerës së skuadrës, me Milan, Roma dhe Inter që janë pjesë e 20 të parave, ndërsa Napoli mban venin e 21-të. “CIES Football Observatory” ka publikuar listën e skuadrave me vlerën më të lartë të lojtarëve, e cila është përditësuar pas merkatos së janarit. Juventus është e vetmja skuadër italiane pjesë e 10 të parave dhe mban vendin e tetë me një kosto prej 488 milionë eurosh.

Kjo listë kryesohet nga Manchester City, që ka shpenzuar 878 milionë euro për të ndërtuar ekipin që ka aktualisht, më pas vjen PSG me 805 milionë euro, i ndjekur nga Manchester United, që ka një vlerë prej 747 milionë eurosh.

Ndërkohë, skuadra e dytë më e shtrenjtë e Serisë A është Milan, me kuqezinjtë që kanë shpenzuar 305 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilëve është investuar verën e kaluar, Roma është në vendin e 17-të me një kosto ekipi 262 milionë euro, ndërsa Inter është në vendin e 20-të, me 217 milionë. Napoli është jashtë 20 të parave, duke shpenzuar 204 milionë euro.

Kjo do të thotë se, sipas “Cies Football Observatory”, “axurrët” kushtojnë më pak se gjysma e Juventus-it, që ndodhet një pikë mbrapa tyre në klasifikimin e kampionati.

Related posts

​Unitedi ofron 68 milionë euro për yllin e Juventusit

Delo.autor

ECURIA NË EUROPË/ Shqipërinë e kalon edhe… Lihtenshtejni. Ja renditja e plotë

Delo.autor

Probleme për Realin, rrezikon mungesë të rëndësishme në gjysmëfinale të Championsit

Sadik.Autor

Leave a Comment