Futboll Seria A Sport

HUMBJA NË DERBIN E MADONINËS/ Nervozizmi i Interit: Përpjekje për të sulmuar Theo Hernandez (VIDEO)

Gëzimi për të fituar derbin është ende i madh te Milani dhe tifozeria kuqezi, pasi arriti një sukses fantastik falë një super Olivier Giroud.

Skuadra e Stefano Piolit, e cila kaloi në disavantazh, nuk u dorëzua, duke arritur kështu të përmbysë rezultatin.

Tonali dhe shokët e tij shtrënguan dhëmbët në sekondat e fundit kur zikalterit deri ne sekondat e fundit ishin ne kerkim te nje barazimi te rendesishem.

Theo Hernandez duhej të ‘sakrifikonte veten’, duke u përjashtuar për të mos lene nje aksion te rrezikshem te Interit.

Francezi ishte kështu protagonist me një të kuqe që nuk do ta lejojë të dalë në fushë ndaj Sampdorias, të dielën e ardhshme në orën 12.30.

Por ajo që kishte rëndësi ishte fitorja, arritja e një suksesi që padyshim vlente më shumë se tre pikë.

Një triumf për Milanin, që padyshim që e befasoi Interin. Skuadra e Inzaghit ne fund te ndeshjes u shfaq teper nervoze ne fakt.

Siç raportohet nga gazetari Franco Ordine dhe video amatore e kapur ne stadium, qarkullojnë imazhe pas ndeshjes që flasin për “një tentativë agresioni ndaj Theo Hernandez që sinjalizon njëfarë nervozizmi: kjo ishte parë tashmë ne sfiden tjeter ne te cilen Interi humbi, ate ndaj Lazios ne fazen e parë. Nëse do të isha në Inzaghi do të punoja në këtë aspekt”, tha gazetari.

Kartoni i kuq i Theos do të mbetet nota e vetme negative e mbrëmjes mes Interit dhe Milanit, por zgjedhja e tij ishte e pashmangshme.

Ashtu siç ndodhi në verë me Chiellini-Saka, edhe mbrojtësi francez preferoi të pengonte kundërshtarin që po fluturonte drejt portës.

Njëri, megjithatë, kalon si hero kombëtar, ndërsa tjetri si i shëmtuar dhe i keq.

Një gjest që nuk kaloi pa u vënë re nga Bastoni dhe Lautaro, të cilët në bilbilin e trefishtë të Guide vrapuan drejt numrit 19, duke e shtyrë dhe duke iu drejtuar me sharje. Dhe kjo nuk është e gjitha. Sepse edhe Dumfries, viktimë e ngutjes dhe nxitimit të Theos, filloi një gjueti (me një qëndrim shumë kërcënues), por dështoi në objektivin.

Related posts

FINALJA EUROPA LEAGUE ME CHELSEAN/ Xhaka beson: Ta fitojmë trofeun për Mkhitaryan, zhgënjyese që…

Delo.autor

RENATO SANÇEZ ZGJODHI PARISIN/ Milani gjen akordin me mesfushorin e Premier Ligës

F.autor

PËRSE REFUZOVE BARCELONËN DHE PSG-NË? Ja si përgjigjet De Ligt

Delo.autor

Leave a Comment