Champions League Sport

KA TRIUMFUAR ME TË DY EKIPET/ Benitez analizon sfidën: Inter, ja si mund ta mundësh Liverpool

Sfida e nesërme InterLiverpul do të ketë një spektator të veçantë: Rafa Benitezin. Zemra e spanjollit që ka provuar pankinën e të dyja klubeve rreh më shumë për anglezët me të cilët ka ngritur edhe trofeun e Champions League, por Superkupa e Italisë dhe Botërori i klubeve me Interin nuk janë fshirë nga memoria e teknikut.

Si një ndër të paktët që u jep një përqindje të konsiderueshme mundësish italianëve për kalimin e fazës së 1/8-ave, Benitez paralajmëron Liverpulin se sfida do të jetë e ekuilibruar dhe nuk do ta kenë të thjeshtë këtë fazë.

Çfarë ndeshjeje do të jetë ajo mes Interit dhe Liverpulit?
Përballen dy skuadra me numra të ngjashëm: në gola të shënuar, gjuajtje në portë dhe zotërim topi, statistika që i bëjnë superiore kundër skuadrave të tjera në vendet përkatëse.

Liverpuli do të ketë në krahun e tij forcën dhe intensitetin që karakterizon të gjitha ndeshjet e anglezëve, kurse Interi do të mbështetet te taktika, çelësi i italianëve që gjen pikat e dobëta të kundërshtarëve.

Të shumtë janë ata që Liverpulin e quajnë superfavorit, kurse ju dukeni më i kujdesshëm.
Interi nuk ka arritur rastësisht në këtë pikë. Është një skuadër që në fushë e di gjithmonë çfarë të bëjë dhe di si t’i shfrytëzojë momentet e dobëta të rivalëve.

3-5-2 është një modul që mund t’u krijojë vështirësi skuadrave që nuk janë mësuar të përballen me të.

Përballë ama, është një Liverpul që me 4-3-3 është shumë ofensiv. Nuk mendoj se këtyre ndeshjeve u dihet rezultati, përkundrazi pres i emocionuar përfundimin, pasi mendoj se do të fitojë ai që do të ketë kontrollin e topit.

Të dyja kanë cilësi dhe teknikë për ta bërë këtë dhe për të vendosur në vështirësi skuadrën kundërshtare.

Nëse do të ishit Inzagi, do të shqetësoheshit për treshen sulmuese të anglezëve, Salah-Firmino-Mane?
Sigurisht që do të shqetësohesha për ta dhe jo vetëm. Mendoj edhe se Diego Zhota është shumë i rrezikshëm sepse bën gjithmonë lëvizjet e duhura dhe arrin me shumë lehtësi te goli. Ata të katërt para janë një uragan dhe do të jetë e vështirë të ndalen.

Jo vetëm ata, por Liverpuli ka edhe anësorët shumë të aftë në fazën ofensive, aty ku të gjithë japin krosime perfekte. Në topat inaktivë, Van Dajk e Matip mund të jenë shumë të rrezikshëm dhe mbi të gjitha Liverpuli mund të mbështetet në një mesfushor me cilësitë e Fabinjos.

Nuk do të jetë një e lehtë për t’i ndalur, por patjetër që Interi ka kapacitet ta bëjë.

Çfarë përshtypjeje keni për Interin dhe trajnerin Inzagi?
Interi është një nga skuadrat më të forta të Italisë, për të mos thënë më e forta. Janë të ekuilibruar, kanë treguar se dinë të reagojnë pas humbjes në derbi duke qarkulluar mirë topin dhe janë një ekip solid.

Kanë një trajner si Inzagi që më pëlqen shumë. I ka idetë e qarta dhe shkon në kërkim të golit suke zhvilluar lojë të bukur.

Nuk ishte e thjeshtë të mbërrijë pas një trajneri që ka fituar titullin, por ai është treguar shumë i zoti për të gjetur harmoninë e duhur dhe për të arritur rezultatet e duhura. Interi duhet të bëjë më të mirën, Liverpuli nuk do ta ketë aspak të thjeshtë.

Related posts

LIVE/ Nis sfida me Wolves dhe Chelsea

Delo.autor

Letra e sinqertë e ‘La Gazzetta’ për Buffon: Gigi, kërkoni falje…

Sadik.Autor

NJË TJETËR “BLERJE” E RËNDËSISHME/ Xhorxhia Venturini, një tjetër seks-bombë në programin “Tiki Taka” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment