Futboll Seria A Sport

I DHUROI BARAZIMIN GENOA-S/ Ish-sulmuesi i Partizanit: Do të ndërroja golin me një fitore

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, arriti të gjente golin e tij të parë në Serinë A me ekipin e Xhenoas, por ky gol i mjaftoi vetëm për të marrë një pikë në transfertën me Venecian. Pas këtij takimi, italo-ganezi foli për këtë përballje.

Ne luftojmë deri në fund që të mund të shpëtojmë këtë tifozeri të shkëlqyer, na dhanë shumë edhe sot në momentet ku ne po vuanim. Për fat të keq, edhe një herë tjetër hodhëm tutje dy pikë. Ky barazim vlen më pak në krahasim me fitoren që shpresonim të merrnim, do të vazhdojë të luftojmë që të marrim tre pikë ndaj kujtdo.

Goli? Jam i lumtur, por ju betohem se do ta ndërroja me një fitore. Duhet të japim gjithçka që të sigurojmë mbijetesën. Derisa mbeten ndeshje, ka shpresë.

Related posts

TRE LOJTARË “ME VALIXHE NË DUAR”/ Juventusi bën gati skarcimet

Delo.autor

JEP MESAZHIN E QARTË KAMPIONIT TË BOTËS/ Zidane i vendosur: O sot o kurrë për të luajtur me Real…

Delo.autor

Messi bllokon blerjen e Griezmann, ky është sulmuesi që kërkon te Barça

Q.Autor

Leave a Comment