Futboll Kategoria Superiore Sport

I ETIKEOI SI “DJAJ” DREJTUESIT E DINAMOS/ Drejtori i Bluve: Njeri me borxhe të pashlyera, tani me hipokrizi kërkon…

Pas deklaratave të ish-presidentit të Dinamos, italianit Marko Pontreli se te klubi blu i kryeqytetit ka vetëm “djaj”, së fundmi ka reaguar drejtori i dinamovitëve, Ermal Barushi, i cili ka publikuar një status në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” se pikërisht Pontreli ishte personi që kishte shumë borxhe të pashlyera për njerëzit që kontribuan për rikthimin e klubit në elitën e futbollit shqiptar. Gjithashtu Barushi shkruan se kërkon të përfitojë nga ky ambjent duke e etiketuar italianin si i pamoralshëm që flet për hiena:

POSTIMI I DREJTORIT TË DINAMOS, ERMAL BARUSHI –

“Nuk mund te rrija dot pa komentuar nje status te nje njeriu qe i ka shume borxhe te pa shlyera morale dhe financiare njerezve qe ndihmuan, punuan dhe kontribuan per rrikthimin e ketij klubi Legjendar ne tavolinen e madhe te futbollit Shqiptare.

Me vjen keq se hipokrizia e ketij njeriu kerkon te perfitoj akoma nga ky ambjent, te perfitoj dhe njekohesisht te ngaterroj keta tifoza qe per vite e kane ndjekur kete skuader hisorike.

Ky njeri i pamoralshem ( truffator ) na flet per hiena, u dashka nisur nje pasqyre qe te shohi veten çdo mengjes.

Na flet dhe per kopetence nje ”kopetent,, qe kush e di sa here ka perdorur besimin, emrin dhe parate e njerezve te klubit per te arritur qellimet e tije abuzive, Zoti e falte.

Na flet per djajte, dua ta siguroj qe ne kete shtepi koha e djajve ka ikur qe kur tavolina jote u shkalafit, te them qe kjo shtepi do fusi brenda vetem njerez qe derdhin gjak per kete fanelle, njerez qe do jetojne 24 ore me kete emer.

Po na flet per abuzim ky njeri i çorjentuar mental qe akoma sot e kesaj dite ka shume llogari per te lare.

I drejtohet tifozeve dhe ne me nje fjale ” t,ju vi turp,, me vjen per te vjell si nje drejtus klubi, nje si ju, qe i keni jetuar ditet e veshtira me mua me pare.

Turp per ty !

I drejtohem tifozave ambjentit, ky klub ka nje emer Adrian Bardhi, ky klub ka bere me te miren e mundeshme per nje kohe rekord. Ne po behemi gati te kalojme ne nje etape tjeter, te hyme ne qendren tone sportive dhe te marshojme vetem perpara !”

Related posts

Zvendësim i detyruarë për, Realin e Madridit/ Dëmtohet Raphael Varane

Q.Autor

PORTUGAL-SWITZERLAND/ Ronaldo përballë dy shqiptarëve në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAMJET/ Harry Kane bëhet “djall”? United ka dhe një plan B, synon “demin” e Interit

F.autor

Leave a Comment