Futboll Seria A Sport

I JEP FUND POELMIKAVE/ I skadon kontrata në fundin e sezonit me Juventusin, Dybala vendos për të ardhmen

Adrenalina që ka përfshirë Juventusin pas merkatos së janarit duket se ka përfshirë edhe Paulo Dibalën.

Sulmuesi 28-vjeçar ka rigjetur një ritëm fantastik në fushë dhe bashkëpunimi në fushë me Dushan Vlahoviçin ka qenë menjëherë fantastik.

Për më shumë, goli kundër Sasuolos ka qenë një tjetër sinjal se argjentinasi tashmë i ka lënë pas edhe përplasjet në distancë me administratorin Mauricio Arrivabene dhe nga burime pranë selisë së Juventusit vijnë lajme se tashmë Dibala ka vendosur që të pranojë ofertën e “Zonjës së Vjetër”.

Numri 10 është i bindur se Juventusi është ambienti ideal për të vazhduar karrierën, duke pranuar që të ulë edhe disi pretendimet e tij ekonomike për pagën vjetore.

Related posts

STATISTIKAT PAS PANDEMISË/ Milan e Atalanta për titull, Juventus vuan ende Koronavirusin

Delo.autor

Ylli Juventusit ka vendosur të pensionet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

“SAN SIRO” I TEJMBUSHUR/ Numra rekord për Derbin e “Madoninës”, ja sa të pranishëm në stadium

Delo.autor

Leave a Comment