Futboll Seria A Sport

I KOPJOI FESTIMIN/ Del Piero: Do detyroj Vlahovic të më paguajë një darkë

Golat e Dushan Vlahoviç kanë kthyer entuziazmin te Juventusi, po në mendjen e tifozëve kanë kthyer edhe pamjet e një legjende si Aleks Del Piero. Ish-sulmuesi i bardhezinjve festonte gjithmonë me gjuhën jashtë dhe lojtari i sapoafruar te “Zonja e Vjetër” ka zgjedhur të njëjtën mënyrë për të festuar një nga golat e tij me fanellën bardhezi.

“Ishte një kthim i bukur në kohë, do t’i kërkoj të më paguajë një darkë”, tha sot Del Piero duke komentuar paraqitjet e lojtarit serb i cili është ambientuar menjëherë te Juventusi.

“Ai është nisur shumë mirë, në mënyrë fantastike. Ai dhe Zakaria i japin një vizion të ndryshëm Juventusit. Nëse duhet ta përmbledhim, deri një muaj më parë Juventusi duhej të fitonte. Sot dëshiron të fitojë dhe kjo është parë në ndeshje, në sjellje. Rrugëtimi ka kaluar mes sistemimit të mbrojtjes, pastaj Vlahoviç ka dhënë një tjetër peshë në sulm, të gjithë kanë marrë energji, pozitivitet, entuziazëm. E dinë që Juventusi mund të shënojë në çdo moment, më parë nuk ishte kështu dhe ka transformuar për mirë ekipin”, tha Del Piero.

Related posts

Lacio e STRAKOSHËS gjen “heroin” e ri shqiptar, Igli TARE fiton “bastin” e tij

Isa.Autor

“QETËSOHU”/ Po bëhet virale, shihni reagimin epik të arbitrit ndaj lojtarit të Udineses (VIDEO)

Delo.autor

Ndërpreu finalen e Botërorit/ Aktivisti i “Pussy Riot” ndodhet RËNDË në SPITAL

Isa.Autor

Leave a Comment