Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e Strakoshës, brenda dy javësh do të…

E ardhmja e Strakoshës do të jetë te Lacio! Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia. Mediat përtej Adriatikut kanë arritur të zbulojnë së fundmi se brenda dy javësh, drejtuesit lacialë do të telefonojnë portierin shqiptar për të dëgjuar synimet e tij dhe për t’i paraqitur atij një ofertë rinovimi.

Strakosha është i gatshëm që të rinovojë në se i ofrohen garanci teknike, sepse kërkon që të luajë dhe jo të qëndrojë në pankinë. Pak muaj më parë dukej e destinuar për lamtumirë, por situata ka marrë tjetër trajektore së fundmi.

Shqiptari ka rifituar vendin e titullarit dhe mbi të gjitha nuk ka marrëveshje me asnjë ekip tjetër për t’u transferuar në verë si transferim i lirë. Lacio po përgatitet ta telefonojë për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Related posts

“GJITHÇKA NDODHI PAS TITULLIT KAMPION/ Mesfushori Eriksen: Largimi i Conte më ka shokuar, se di çfarë po ndodh tek…

Delo.autor

EURO 2024/ Spanjë-Kroaci, publikohen formacionet zyrtare

F.autor

Nuk u përshtat te Barça, Andre Gomes drejt Serisë A

Sadik.Autor

Leave a Comment