Futboll La Liga Sport

BARCELONA NË KAOS/ Setien: Kemi mosmarrëveshje në ekip, ju tregoj çfarë do të bëjmë

Kike Setien e pranon se Barcelona po kalon një moment të vështirë dhe ka pasur mosmarrëveshje mes stafit të tij dhe futbollistëve, por thotë se të gjithë duhet të punojnë dhe bashkëpunojnë për të mirën e ekipit deri në fundin e këtij sezoni.

NDESHJA – “Është e vërtetë që ndeshjet kundër Atletikos së Madridit janë shumë të vështira dhe të luftuara. Janë një skuadër e madhe dhe i bëjnë gjërat mirë në fushën e lojës. E dimë që na pret një sfidë delikate, por unë i konsideroj të gjitha shumë të rëndësishme. Nëse do të fitojmë, do të jetë diçka pozitive”.

GRUPI – “Është e vërtetë që gjithmonë ka diskutime dhe ballafaqime. Ashtu si në jetë, secili ka mënyrën e tij të të menduarit dhe është normale që të ketë diferenca në opinione. Unë kur kam qenë lojtar nuk kam qenë i lehtë për t’u menaxhuar, por duhet që në grup të përçosh idenë e bashkëpunimit. E shoh si diçka natyrale. Komunikimi është shumë i mirë dhe kjo është diçka pozitive”.

TENSION – “Kur skuadra nuk fiton, atëherë gjërat duket sikur ndodhin qëllimisht. Të duket sikur shoku nuk ta pason topin, sikur porta bëhet më e vogël, por ne duhet të shqetësohemi për aspektet e përgjithshme. Raporti me lojtarët është i mirë, por ka momente ku dikush nuk është dakord. Nuk kam parë ndonjë problem të madh sa për ta përmendur”.

MBLEDHJE – “Ne kemi mbledhje të përhershme. Të dielën folëm për shumë tema, por bëjmë mirë të përqendrohemi te futbolli. Aty duhet të përmirësohemi shumë. Ka shumë momente kur ne jemi superiorë ndaj kundërshtarit, por nuk arrijmë që ta përkthejmë këtë lojë në gola. Kjo gjë shkakton probleme dhe nervozizëm te skuadra dhe na shqetëson, por janë situata normale, të cilat mund të ndryshojnë me një fitore”.Kelades Setien

ARTUR MELO – “Nuk do të merrem fare me atë që ka thënë nëna e tij. Unë nuk kam asnjë dyshim që Artur do të japë më të mirën e tij për Barcelonën deri në javën e fundit. Ai ka thënë se do të jetë në formë dhe do të stërvitet intensivisht, ndërsa unë do të vendos nëse do të luajë apo jo”.

I DOBËT – “Nuk ndihem më pak i dobët nga momenti që kam ardhur, ndihem njëlloj. Unë dua që të jem i qetë me veten time se po bëj gjithçka që mundem. Rezultatet ndonjëherë nuk varen nga unë. Jam i bindur që mund të bëjmë punë të mirë, por në futboll janë fitoret ato që fshehin shumë gjëra. Megjithatë, koha do të tregojë kush ka të drejtë dhe do t’i vendosë gjërat në vendin e saj”.

REALI – “Nuk mund ta kontrollojmë kundërshtarin. Ne thjesht duhet të bëjmë detyrën tonë dhe të shpresojmë që rivali të ndalet dhe të na e bëjë rrugën më të lehtë. Do të luftojmë deri në javën e fundit”.

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN E TIJ/ Piloti Hamilton: Mbështes martesat e të njëjtës gjini, dashuria është… (FOTO)

Delo.autor

CELTA VIGO-REAL MADRID/ Pas një pasimi perfekt nga Kroos, ylli Benzema zhbllokon sfidën për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

INTER-JUVENTUS/ Derbi i Italisë premton shkëndija dhe spektakël

Delo.autor

Leave a Comment