Futboll Sport

I SHOKON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Neymar: Kjo që po ndodh me Brazilin është shumë trishtuese

Në një “live” në Twitch me Gaules, një transmetues i njohur brazilian, ku merrte pjesë edhe “Fenomeni” (Ronaldo), Neymar dha një mesazh kuptimplotë për tifozët e “Selecao”, që pak nga pak filloi të përhapet nëpër botë.

Duke lënë mënjanë të qeshurat, që mbizotërojnë në intervistat e tij, lojtari i PSG u tregua i sinqertë dhe nuk e fshehu trishtimin personal për atë që e konsideron një shkëputje mes tifozëve brazilianë dhe kombëtares së vendit të tij:

“Kur fiton është gjithçka e mrekullueshme. Dashuria që të jep braziliani është e pabesueshme. Kur duhet të të mbështesin, nuk ka tifozë më të mirë se sa brazilianët. Po të jemi bashkë, diçka e mirë do të ndodhë.

Problemi është se sot kombëtarja braziliane është distancuar shumë nga tifozët brazilianë. Nuk e di arsyen, kur filloi apo pse ndodhi, por mund ta shihni me lojërat tona, për të cilat flitet rrallë. Pak njerëz e dinë se kur do të luajmë. Është shumë e trishtueshme të jetosh me ndjenjën se kur luan skuadra braziliane nuk është e rëndësishme.

Kur isha tifoz dhe fëmijë, ndeshjet e kombëtares ishin ngjarje të mëdha. Duhej të përgatiteshe, të takoje gjithë familjen, të vishje fanellën e Brazilit, të vendosje flamuj brazilian në dritare.

Sot, ndeshjet e Brazilit nuk kanë më atë rëndësi. Nuk e di pse, nuk e di si arritëm në këtë gjendje. Kam shpresën që gjithçka të ndryshojë, që tifozi brazilian të kthehet për ta mbështetur kombëtaren. Duhet të jemi së bashku dhe në kërkim të Kupës së Botës”.

Related posts

Fiorentinës i anuluan penallti pak para se të gjuhej, ja çfarë thotë Allegri

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Kaka i ri dhe nxënësi i Mourinho-s kërcënojnë Milan

Delo.autor

ASNJË MINUTË PUSHIM/ Ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

F.autor

Leave a Comment