Futboll Premier League Sport

“LE TË QËNDROJMË TË…”/ CR7 “shkelmon” polemikat me fjalën “United” dhe një foto të kapitenit të vet

Pas një jave të vështirë, të kushtëzuar mbi të gjitha nga zërat e shumtë për përçarje në dhomat e zhveshjes, Manchester United mori një fitore të bukur në fushën e Leeds-it të Marcelo Bielsa-s, duke rifilluar kështu marshimin në kampionat, ku synimi është vendi i katërt.

Cristiano Ronaldo nuk shënoi, por gëzohet dhe dërgon një mesazh të qartë në rrjetet sociale: “Një fitore shumë e rëndësishme në Premier League, para se të fokusohemi në Champions League dhe të mendojmë për Atletico Madridin. Ne po flasim në fushë, le të qëndrojmë të bashkuar!”

Dhe fjala e fundit, “United”, do të thotë shumë, edhe sepse në dy fotot e zgjedhura nga CR7 është ajo e ngazëllimit të Harry Maguire, kapitenit në qendër të disa artikujve që lidhen me shiritin që mban në krah dhe me një gjoja “luftë” me kampionin portugez.

Related posts

REKORD NË ITALI/ Juventusi ofron 55 milionë euro për Kopmainersin

F.autor

MOMENT HISTORIK ME PORTUGALINË/ Ronaldo ngre lart trofeun e parë të Natios League (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITUESIT TË “Topit të Artë”/ Ja KANDIDATËT për çmimin “Globe Soccer Award”. Mungon…

F.autor

Leave a Comment