Futboll Sport

GJESTI QË SHKAKTOI POLEMIKA/ Refuzoi shiritin, trajneri i Arsenalit sqaron keqkuptimin me Xhakën

Arsenali arriti një fitore të rëndësishme ditën e shtunë përballë Brentfordit, 2-1, por një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.

Kapiteni i Arsenalit, Aleksandër Lakazet, u zëvendësua në minutën e 84-t për t’i lënë vendin Edi Nketiahut. Ky i fundit vrapoi me shiritin e kapitenit për t’ia dhënë Xhakës, por mesfushori refuzoi që ta pranonte.

Një skenë që nuk u la shije të mirë tifozëve të “Topçinjve”, shumë prej të cilëve shpërthyen kundër ish-kapitenit të tyre në rrjetet sociale. Por ai që qetësoi gjakrat ishte tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta.

Spanjolli u shpreh se zëvendëskapiteni i ekipit është Tiernej dhe jo Xhaka, për këtë arsye mesfushori nuk e pranoi.

“Tirnej ishte i dyti në radhë për të marrë shiritin dhe kjo ishte arsyeja. Ndoshta Edi nuk i kuptoi udhëzimet dhe Graniti i tha se duhet t’ia jepte Tirnejt. Kjo është e gjitha”, tha Arteta.

Nga kjo përgjigje kuptohet se sezonin e ardhshëm Tirnej do të jetë një nga kandidatët për të marrë në dorëzim shiritin e kapitenit, i cili ka ndryshuar shumë shpesh krah këto kohë në “Emirates”.

Prej zhgradimit të Obamejangut në janar, Arteta ia ka dorëzuar atë provizorisht Lakazetit, i cili është në skadencë kontrate.

Related posts

HYSAJ KËRKON TË NDRYSHOJË EKIP NË JANAR”/ Flet agjenti i mbrojtësit të Kombëtares: Prioritet i tij është…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Halili: Nuk do reshtim që ta bëjmë ekipin më të mirë. Shpresoj që…

Delo.autor

Ylli i “BBC” sulmon Dybala: Fantastik, por i papërgjegjshëm

Q.Autor

Leave a Comment