Futboll Sport

I ZHGËNJYER ME BARCELONËN/ Sulmuesi kërkon rikthimin në verë te skuadra e…

Pavarësisht se ka më shumë se një muaj që nuk luan si pasojë e një dëmtimi, Memfis Depai me tetë golat e shënuar mbetet golashënuesi më i mirë i Barçës.

Por, vetë holandezi nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij në klub dhe sipas mediave franceze ai është gati të bisedojë me Barcelonën për t’i kërkuar një rikthim te Lioni.

Me afrimin në skuadër të sulmuesve si Ferran Torres, Adama Traore e Obamejang, hapësirat për holandezin janë ngushtuar shumë.

Ndaj, sipas “Le Quotidien”, përfaqësues të lojtarit janë vënë në kontakt me drejtuesit e Lionit për të parë mundësinë e kthimit të tij në Francë. Kujtojmë se Depai iu bashkua Barcelonës verën e kaluar pikërisht nga Lioni.

Related posts

Serena Williams kalon në 1/16-at e “Wimbledon”, “ngec” Venus

Isa.Autor

Real Madrid bën “goditjen” e parë, arrihet transferimi i portierit të skuadrës së njohur në “Santiago Bernabeu”

Q.Autor

Me ardhjen e Niko Kovac, te Bayern Munichen nis “revolucioni”

Sadik.Autor

Leave a Comment