Futboll Sport

NANI VAZHDON SHKËLQIMIN/ I kundërpërgjigjet SUPERGOLIT të Higuain më një realizim të “çmendur” (VIDEO)

Luis Nani po kalon një rini të dytë në MLS, aty ku aktivizohet me skuadrën e Orlando Siti. Sulmuesi portugez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në kampionatin amerikan, me golat e bukur që ka shënuar.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Inter Majemit. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh me Gonzalez Higuain, i cili realizoi në minutën e 67-të një supergol, nga një distancë e largët.

Megjithatë Orlando Siti përmbysi rezultatin me Mueler në minutën e 73-të dhe Nanin në minutën e 80-të. Portugezi realizoi një gol të çmendur, teksa me një gjuajte shumë të bukur nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës.

Related posts

Carrasco largohet nga Atletico, drejt transferimit në Premier League

Q.Autor

E mbani mend David Vijan. Shikoni çfarë supergol shënon në Amerikë (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Jashtëtokësori” dhe shifrat që bëjnë Napolin të dridhet

Delo.autor

Leave a Comment