Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Tirana, kreu rrit vlerat e futbollistëve në “Transfermarkt”. Ja futbollistët më të shtrenjtë te badheblutë…

Tirana rritet në vlerë, pas rezultateve të 18 javëve. Bardheblutë tani vlejnë rreth 5 milionë euro, duke u rritur shumë nga gushti e në vazhdim. Në këtë moment që flasim janë 7 lojtarë të cilët vlejnë mbi 350 mijë euro. Jo vetëm kaq, por dhjetë futbollistë kanë vlerën 300 mijë euro e sipër.

Te bardheblutë vetëm lojtarët e akademisë kanë vlerë të vogël, ndërsa pjesa tjetër mbi 100 mijë euro. Një statistikë që është ndryshe nga 1 shtatori. Bardheblutë 1 një shtator 2021 vlerësoheshin 4.35 milionë euro, ndërsa tani vlera e tyre është rritur shumë ndonëse kanë bërë vetëm dy afrime. Të gjithë lojtarët kryesorë kanë pasur rritje në vlerën e tyre, ndërsa nga ana tjetër shumë pak sportistë kanë pësuar rënie.

SYNIMI – Tirana është skuadra që ka shitur më shumë lojtarë këto vitet e fundit. Edhe tani në grupin e saj ka disa në fokus. Bekaj, Seferi, Xhixha, Totre, Limaj, Behiratçe apo Ismajlgeci janë në vëmendjen e menaxherëve. Ama dyshja e sulmit shkëlqen në fushë dhe për këtë qëllim të gjithë duan t’i afrojnë.

Gjithsesi, te Tirana vlera e lojtarëve ka një dysheme. Klubi shpreson që këtë sezon të përsërisë vitin e titullit, duke marrë trofeun dhe shitur lojtarë. 1 milion e 50 mijë euro fituan bardheblutë sezonin e fundit me shitjen e tre lojtarëve: Jurgen Çelhaka, Uinful Kobina dhe Ernest Muçi.

Arkat pritet të mbushen sërish me shitjen e lojtarëve të tjerë të rëndësishëm apo edhe futbollistë të tjerë të akademisë bardheblu. Tirana fitoi 1.2 milionë euro dy sezone më parë në Europë, si kampione e Shqipërisë në futboll, pasi mori titullin e 25-të në histori. Skuadra bardheblu nuk ia doli të shkonte dot në fazën e grupeve.

Related posts

I JANË MËRZITUR MAKINAT LUKSOZE/ Vidal i dhuron vetes një “breshkë” (FOTOT)

Delo.autor

WEST BROM-ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë të vazhdojnë ecurinë me fitore në Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Arsenal, Wenger pranon gabimin që i kushtoi 70 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment