Futboll Seria A Sport

“INTER PA PIKA TË DOBËTA”/ Analiza e Fabio Capellos: Milani mund ta shtangë me… shpejtësi

Ka provuar derbin e Milanos, të Torinos dhe të Romës, por edhe të Madridit. Ndoshta askush më mirë se Fabio Kapelo nuk e njeh ndjesinë e një ndeshjeje të tillë. Ish-trajneri ka skanuar takimin e nesërm mes Interit dhe “Djallit”, duke vënë në pah pikat e dobëta dhe të forta të të dyja skuadrave?

A mund t’ia dalë Milani të mundë kryesuesen?

Nuk ka për të qenë e lehtë. Në këto momente Interi është më skuadër dhe më e kolauduar në mekanizmat e saj pasi është më e strukturuar. Milanit ndërkohë i mungojnë dy mbrojtësit e qendrës, mungesa e të cilëve bie më shumë në sy në ndeshje të tilla ku nevojiten sa më shumë liderë në fushë. Kuqezinjve u mungon pikërisht mbrojtja e cila mundësonte ndërtimin e një loje sulmuese të rrjedhshme si ajo e disa muajve më parë.

Si vendoset në vështirësi një ekip si Interi?

Para së gjithash është kuptuar se Milani ka vështirësi kur i ushtrohet presion. Interi ka cilësi ndaj nevojitet vëmendje, sidomos kur Milani të marrë në zotërim topin. Është ai momenti ku duhet pasur forcë për të luajtur shpejt dhe vertikalisht.

Nëse e rikuperojnë topin dhe ia pasojnë portierit, do të thotë se do të jetë shumë e vështirë ta vënë Interin në vështirësi. Nga ana tjetër, shpejtësia e lojtarëve të Milanit mund t’i hapë telashe mbrojtjes së Interit në shumë momente të cilat duhen shfrytëzuar.

Mungesa e mundshme e Ibrahimoviçit është penalizuese apo diçka që mund t’i japë shtysë ekipit?

Jo, nuk mund të flasim për faktin se mungesa e Ibrës është e mirë për ekipin. Do të ishte blasfemi. Është i dobishëm, sidomos pas gjithçkaje që ka bërë dhe për atë që i ka dhënë Milanit. Prandaj, respekt i madh për lojtarin dhe sidomos kur ai nuk luan mirë sepse do të thotë se nuk është mirë fizikisht. Ibra është një lojtar me shumë personalitet dhe shumë rëndësi për shokët.

Duke pasur parasysh mungesat e Kjaerit dhe Tomorit, a mund të pritet më shumë nga Romanjoli?

Tashmë është lojtari më me përvojë dhe është kapiteni. Për mendimin tim është lojtari që duhet të japë diçka më shumë. Por unë kam besim te Kalulu ose kush do të luajë në vend të tij në atë pozicion. Nuk duhet pasur frikë. Në vështirësi mund të gjenden energji pozitive që lejojnë të bëhen gjëra të rëndësishme dhe kjo duhet parë në fushë.

Pas barazimit me Juven a është më mirë Milani nga ana morale?

Kundër Juves tregoi se kishte gjetur shpirtin dhe ekuilibrin. Ai nuk lejonte kundërsulme dhe të gjithë bënë punën e tyre. Juvja tani është në ekip tjetër pasi me ardhjen e Vlahoviçit, i cili duhet të shënojë golat e munguar, mendoj se do të bëhet një ekip i rrezikshëm për të gjithë. Bardhezinjtë duhet të vrapojnë fort që të parakalojnë të tjerët nëse përgjumen. Nuk ka probleme sjelljeje te Juvja, Alegri gjithmonë e ka rreshtuar mirë në fushë skuadrën e tij, por i mungonte Ronaldo. Tashmë, me Vlahoviçin gjërat do të ndryshojnë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Marotta përgatit goditjen e dyfishtë nga Barcelona, ja emrat

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Bajerni nënshkruan me këtë SUPER TALENT (FOTO)

Isa.Autor

KAOS ME TAMPONIN/ 2 herë pozitiv dhe 1 herë negativ brenda pak orësh, si Muller rrezikoi zhvillimin e finales

Delo.autor

Leave a Comment