Futboll Seria A Sport

INTER-ROMA/ Mourinho dominues Kupë, Inzaghin e nderon Vidali. Ja statistikat e përballjeve…

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Roma është mysafire e Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza”. Për të arritur në këtë pikë të kompeticionit, zikaltrit mundën Empolin në 1/16-at pas kohës shtesë, ndërsa Roma eliminoi Leçen në nëntëdhjetë minuta.

– Interi dhe Roma janë ndeshur 21 herë në Kupën e Italisë. Shtatë fitore verdhekuq, 2 barazime dhe 12 fitore të Interit.

– Bilanci në ndeshjet e luajtura në Milanos është vetëm 2 fitore për Romën (një në gjysmëfinalen e viteve 1936-1937, e dyta në atë të 2012-2013-ës, që është edhe precedenti i fundit). Në ndeshjet e tjera janë regjistruar një barazim dhe 8 fitore për Interin.

– Zhoze Murinjo, ish-i i madh i ndeshjes, u përball me Interin dhe Simone Inzagin si kundërshtar në ndeshjen e kampionatit, e cila përfundoi 3-0 për Interin. Inzagi, nga ana e tij ka mposhtur Romën 5 herë në 13 kryqëzime, teksa ka regjistruar 3 barazime dhe 5 humbje.

– Murinjo ka humbur vetëm një ndeshje në karrierën e tij në Kupën e Italisë, 3-0 kundër Sampdorias në ndeshjen e parë të gjysmëfinales 2008/2009, duke fituar të tjerat.

– Golashënuesi më i mirë i ndeshjes është Arturo Vidal, me 4 gola të shënuar ndaj Romës. Një tjetër lojtar i Interit, Matias Vesino, e ndjek në 3. Në kuotën 2 janë Ivan Perisiç, Lorenco Pelegrini dhe Hakan Çalhanoglu.

Related posts

LAJM I MADH/ Serie A merr dritën jeshile, ja kur do të kthehen tifozët në stadium!

Delo.autor

“SFIDË QË DO TË LARTËSOJË FUTBOLLIN ITALIAN”/ Ish-mbrojtësi i “Kuqezinjve”: Në “San Siro” prisni të shihni spektakël

Delo.autor

SKANDAL/ Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit detyrohet të njohë vajzën e lindur në vitin 1999

Delo.autor

Leave a Comment