Futboll Sport

DERBI I LONDRËS/ Chelsea kërko VAZHDIMËSINË me Sarri-n, Arsenal në “krizë”

“Ylli” i Chelsea, Eden Hazard, do të rikthehet në formacion, pasi ishte në stol gjatë ndeshjes së parë kundër Huddersfield. Ai do të zërë vendin e njërit mes Willian dhe Pedro, por ekziston edhe mundësia që belgu të luajë si numër 9 flas, në vend të Alvaro Morata, që është dukur jashtë forme në këtë.

Te Arsenal do të rikthehet Nacho Monreal, që është riaftësuar nga problemet që kishte në gjurin e majtë dhe ai do të marrë vendin e Ainsley Maitland-Niles, i cili nuk do të luajë për gjashtë javë së pasojë e një dëmtimi. Mbrojtësit e krahut Sead Kolasinac dhe Carl Jenkinson mbeten të padisponueshëm, ndërsa portieri Petr Cech pritet të mbajë vendin e titullarit. “Futbollistët tanë duhet të përmirësohen në ndeshje të mëdha. Pashë disa gjëra të mira në ndeshjen kundër City, pavarësisht nga humbja, por problemi kryesor është që duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta.” – deklaroi trajneri Emey gjatë konferencës për shtyp, një fjali që i ka bërë tifozët e Arsenalit të mendojnë: “Na thuaj diçka që nuk e dimë.”

Në sezonin e kaluar Arsenal mori vetëm 10 pikë në 10 ndeshje kundër pesë vendeve të para të klasifikimit, me vetëm një fitore. Ata e nisën kampionatin me humbjen në shtëpi ndaj Manchester City, ndërsa Chelsea fitoi kundër Huddersfield dhe ekipit i është shtuar edhe Mateo Kovacic, i huazuar nga Real Madrid, që do t’i shtojë krijimtari skuadrës së Sarri. Chelsea ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenal, me përjashtim të sezonit të kaluar ku sfida përfundoi 0-0. Arsenal nuk ka shënuar në katër nga pesë ndeshjet e fundit në “Stamford Bridge”.

“Topçinjtë” nuk kanë mbushur 270 minuta pa pësuar gol kundër Chelsea, që nga viti 1924. Fitorja 3-0 që Chelsea arriti ndaj Huddersfield ishte më e thella e një trajneri debutues, që nga viti 2008 kur Luiz Felipe Scolari debutoi me fitoren 4-0 ndaj Portsmouth.

Në vitin kalendarik 2018, Alvaro Morata ka shënuar vetëm një gol në 15 ndeshje të luajtura në Premier League. Jorginho mund të bëhet futbollisti i katërt që shënon dy gola në dy ndeshjet e para me Chelsea pas Adrian Mutu, Deco dhe Diego Costa. Olivier Giroud mund të bëhet futbollisti i dytë që shënon edhe për Chelsea edhe për Arsenal në këtë derbi të Londrës, pas Cesc Fabregas. Nëse Arsenal nuk shënon do të ishte hera e parë që nga viti 2012 që e nis kampionatin pa gol në 180 minuta, kur barazuan 0-0 ndaj Stoke dhe Sunderland.

Përfshi edhe sezonin e kaluar, “topçinjtë” kanë humbur në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit jashtë fushe në kampionatin anglez. Fitorja e tyre e fundit erdhi ndaj Huddersfield në javën e fundit të kampionatit të kaluar. Nëse shënon, për Pierre-Emerick Aubameyang do të jetë goli numër 150 në pesë kampionatet elitare të Europës.

Related posts

Skënderbeu “në mes të stuhisë”, i rrezikuar nga çdo ekip kundërshtar

Isa.Autor

Përballja me Tottenham, ja çfarë thotë trajneri i Ajax

Delo.autor

DËRGOI SHQIPËRINË NË “EURO 2016″/ De Biasi i prirur për të shpëtuar ekipin e Serie A…

Isa.Autor

Leave a Comment