Nuk është në emergjencë për lojtarë krahu, por në rast se shfaqet mundësia Milani nuk do të tërhiqet. Po flasim për Stiven Bergvajn, i cili nuk po gjen hapësirë sivjet te Tonehemi i Antonio Kontes.
18 prezenca sezonale për diçka më tepër se 700 minuta në të gjitha kompeticionet me vetëm tre gola të shënuar kanë bërë që vlera e holandezit të bjerë nga 35 milionë euro (u ble në 2020) në rreth 15 milionë euro.
Ai mund të luajë në krahët e sulmit, por, siç thamë, nuk është një rol ku Milani ka nevoja specifike, ndaj Bergvajn mund të vishet kuqezi në verë vetëm me kushtet e duhura financiare.
Duke mbetur teklojtarët holandezë, thuhet se Milani po bënvlerësimet për një profil të cilit i skadon kontrata në qershor. Poflasim për Nuser Mazraoui, mbrojtësi i djathtë maroken me nënshtetësi holandeze i lindur në vitin 1997 që luan me Ajaksin.
Disa klube europiane po ecin drejt tij, duke filluar nga Barcelonadhe Borusia e Dortmundit, me Milanin që bën vlerësimet e vetapër të kuptuar nëse do ta realizojë goditjen apo jo, sidomos dukeparë edhe faktin që Mazraoui asistohet nga Mino Raiola.