Futboll La Liga Sport

LËSHON NJË DEKLARATË TË FORTË/ Pique: Po të isha president, disa maskarenj do t’i kapja me shkelma

Sa herë që flet Zherard Pike bën zhurmë. E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë. Mbrojtësi i Barcelonës ka qenë i ftuar nga miku i tij Ibai Janos në “Twich”, ku ka folur për temat kryesore në realitetin e Barcelonës. Ai ka dhënë mendimin e vet dhe për temën e shumëpërfolur të Dembelesë, teksa ka lëshuar jo pak akuza ndaj personave pranë presidentit Laporta.

E ARDHMJA SI PRESIDENT – “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nëse do të kandidoj apo jo. Por nëse do të isha president i Barcelonës do të bëja disa ndryshime rrënjësore. Në radhë të parë do të merrja me shkelma disa maskarenj që qëndrojnë aty rrotull në klub pa bërë asgjë.

Është krijuar një ambient toksik aty rreth e rrotull që vetëm dëmton klubin. Do t’i përzija vërtet, me shkelma by… Nga ana tjetër do të bëja shumë përpjekje për ta modernizuar klubin”.

MERKATOJA E DIMRIT – “Deri më tani kemi dëgjuar emra të shumtë. Detyra jonë si lojtarë është t’i presim mirë lojtarët që do të na bashkohen dhe të bëjmë gjithçka që ata të përshtaten sa më shpejt me klubin dhe skuadrën. Në fund të ditës, ata që na bashkohen vijnë për të na ndihmuar dhe kjo është ajo për të cilën kemi nevojë”.

DEMBELE – “Futbolli tashmë është si një dyqan i madh që qarkullon shumë para. Dhe është e natyrshme që në këtë treg secili të mbrojë interesat e veta. Të gjitha palët kanë arsyet e tyre, por e rëndësishme është që në fund të ditës të dyja palët të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme”.

VINICIUS – Pike i është kthyer edhe një herë tjetër temës së vjetër, asaj të mundësisë së transferimit të Viniciusit te Barça vite më parë. “E kam thënë disa herë mendimin tim. Kam folur asokohe me Vinin për ta bindur të vinte te Barcelona. Pastaj shkuan gjërat ashtu siç e dimë të gjithë”.

NJË KËSHILLË PËR HALANDIN – “Ai e di më mirë se kushdo se çfarë kërkon për veten e tij, për të ardhmen e tij. Por nëse unë do të isha Haland dhe me objektivin për të fituar ‘Topin e Artë’, nuk do të zgjidhja të luaja në të njëjtën skuadër me Mbapenë”, ka thënë Pike. Një mesazh i qartë i mbrojtësit, i cili praktikisht e ka ftuar norvegjezin në “Camp Nou”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester United “godet” në merkato, 56 milionë euro për mbrojtësin anglez…

Delo.autor

PËRHAPJA E COVID-19/ Premierliga rrezikon të ndërpritet për dy javë

Delo.autor

“E NJOHIM TË GJITHË HISTORINË E TIJ”/ Herrera: Messi dhe Ramos na befasuan. Ja çfarë më ka thënë Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment