Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Villarreal-Juventus. Rezultati 1-1

Vijareali do të përballet në shtëpi me Juventusin në sfidën e parë të 1/8-ve në Ligën e Kampionëve, me të dyja ekipet që kërkojnë një rezultat pozitiv.

Për Juventusin shihet titullar Dushan Vlahoviç, i cili do të debutojë për herë të parë në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, Vijareal do të kërkojë të surprizojë “Zonjën” me Unai Emeri në drejtim, i cili gjithmonë ka qenë një problem për ekipet e mëdha.

 

LIVE/ Villarreal – Juventus  1-1

Parejo 66′ / Vlahoviç 1′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja

84′ Pranë golit të dytë Juventusi me Vlahoviç, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Ruli, i cili u tregua i vëmendshëm.

66′ GOOOOL VIJAREALI 1-1/ Skemë fantastike, spanjollët gjejnë golin e baraspeshës me Parejon! 

55′ Vijareali nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme! Spanjollët ushtrojnë presion të rrezikshëm në zonën e Juventusit.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

35′ Provon edhe Kapue nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e Sheznit.

25′ Juventusi provon të reagojë me Moratën, por sulmuesi nuk ka shënjestrën e duhur. Bardhezinjtë duken të kënaqur me avantazhin e 1 goli.

20′ Minuta mjaft të mira për vendasit e Vijarealit, që kërkojnë me ngulm golin e barazimit.

16′ Sërish pranë golit Vijareali me Danjuman, që provoi të shënonte me finte nga brenda zonës, por topi përfundoi në duart e Sheznit.

12′ Mundësi fantastike për Vijarelin me Lo Selson, por shylla i mohoi golin e barazimit spanjollëve.

1′ GOOOL JUVENTUS 0-1/ Vetëm 32 sekonda i mjaftojnë serbit Vlahoviç për të debutuar me gol në Champions! 

1′ Starton dueli në Spanjë! Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit!

Related posts

HABIT bashkëshortja e ish-mbrojtësit të Realit të Madridit: Nuk kam më dëshirë të bëj s*ks

Delo.autor

MBËSHTET SHOKUN E SKUADRËS/ Gundogan: E di dhe e ndjej lëndimin për fyerjet racore, por duhet të…

Isa.Autor

IINTER NIS TË MENDOJË PËR MERKATON E VERËS SË ARDHSHME/ Marotta piketojnë tre futbollistë, ja emrat surprizë

Delo.autor

Leave a Comment