Ndeshjet Live Sport

LIVE/ La Liga: Mbyllet derbi Barcelona-Atletico Madrid. Rezultati 4-2

Barcelona është nikoqire e Atletico Madridit në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle nuk e kanë nisur mirë këtë vit në elitën e futbollit spanjoll dhe kanë mbetur shumë mbrapa garës për titullin e kampionit. Pas 21 ndeshjeve që kanë zhvilluar dy skuadrat, Atletico zë vendin e katërt momentalisht me 36 pikë, një më shumë se Barcelona që është e pesta.

Derbi i sotëm pritet të jetë i zjarrtë në Camp Nou, pasi fitorja vlen shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër. Dy trajnerët, Xavi Hernandez dhe Diego Simeone kanë mungesa të mëdha, por ata tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve që do ta nisin nga minuta e parë këtë sfidë.

 

LIVE/ Barcelona – Atletico Madrid  4-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 52/ Atletico Madrid ngushton shifrat me goli e shënuar nga Luis Suarez.

MINUTA 49/ Barcelona realizon golin e katërt falë Dani Alves.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 43/ Barcelona dyshon shifrat me golin e shënuar nga Ronald Araujo.

MINUTA 21/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Gavi.

MINUTA 11/ Barcelona barazon shifrat me golin e shënuar nga Jordi Alba.

MINUTA 8/ Atletico Madrid kalon në avantazh me golin e shënuar nga Yannick Carrasco.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Lucas Biglia: Dua të luaj në finalen e Kupës së Italisë

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Real Madrid mendon për të ardhmen, i “rrëmbejnë” një talent Barcelonës. Ja emri…

Delo.autor

U PËRFOL SE PO “GJUANTE” TAYAN/ Ylli i Real Madrid sqaron gjithçka… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment