Futboll Sport

LUFTA NË UKRAINË/ Tre federata kërkesë UEFA-s, të ndalohen “playoff”-et e botërorit të luhen në Rusi

Federata Polake, Suedeze dhe ajo e Republikës Çeke, i kanë dalë kundër Rusisë për veprimet që ka ndërmarrë kjo e fundit kundër shtetit të Ukrainës.

Polonia, Suedia dhe Republika Çeke janë së bashku në një grup me Rusinë në playoff të botërorit “Katar 2022”.

Të tre ato i kanë bërë kërkesë UEFA-s që të mos luhet asnjë përballje në shtetin rus, pavarësisht se shorti vendosi të kundërtën.

Thuhet se kjo çështje do të diskutohet gjithashtu në mbledhjen e jashtëzakonshme që UEFA do të ndërmarrë ditën e nesërme, ku do të flitet dhe për finalen e Ligës së Kampionëve që parashikohej të luhej në Shën Petërsburg.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Paraqitje pozitive e lojtarëve shqiptarë në Europë, ja si janë vlerësuar… (FOTO)

Delo.autor

E RËNDË/ Allegri e priste në stërvitje pas dëmtimit, Arthur bën aksident me Ferrarin e tij

Delo.autor

VIDEO/ Frikë për Botërorin, Gjermania kërcënon Cardiffin për dëmtimin horror të Sane

Q.Autor

Leave a Comment