Futboll Sport

LUFTA/ Para 5 muajsh shkruajti historinë me Sheriff Tiraspol në Bernabeu, sot i bashkohet ushtrisë ukrainase (FOTO)

E mbani mend Sheriff Tiraspol dhe paraqitjet ne grupin e Champions League kete edicion duke i futur friken Interit, Real Madridit dhe Shakhtar Donetskut? E pra, ajo skuader do te mbahet mend gjate ne historine e Moldavise, pasi me nje buxhet 30fish me te vogel se koloset Real dhe Inter, per pak sa nuk beri mrekulline.

Nje mrekulli qe do te mbante nje emer dhe mbiemer: Yuri Vernydub! Trajneri i Sheriff Tiraspol në Moldavinë fqinje, një skuadër që shkroi emrat e tyre në folklorin e Champions League pas fitores 2-1 ndaj Real Madridit në Bernabeu në shtator, ishte arkitekti i vertete i befasise se madhe te klubit te lindjes.

Por vetëm pesë muaj më vonë, njeriu që organizoi atë fitore të famshme ne Madrid, po përgatit veten për luftë pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Një fotografi e trajnerit të Tiraspolit u ngarkua në Twitter nga Zorya Londonsk, një llogari e menaxhuar nga gazetari Andrew Todos.

Në foto Vernydub, 56 vjeç, shihet me krenari të veshur me uniformën ushtarake ukrainase. Pretendohet se ai i është bashkuar ‘përpjekjeve të mbrojtjes territoriale’ të vendit në mes të ngjarjeve tragjike të vazhdueshme në Ukrainë dhe sulmit rus per te pushtuar kete shtet.

Trajneri i Sherif Tiraspol, Yuriy Vernydub, ka lënë një mesazh të fortë këtë të enjte pas ndeshjes ndaj Sp Braga, të cilën skuadra e tij e humbi 2-0, duke u eliminuar më pas nga Europa League me penallti.

Ukrainasi, Yuriy Vernydub u shfaq në sallën e shtypit dukshëm i mërzitur dhe fillimisht foli për situatën që po shkatërron vendin e tij. “Kam lindur në Ukrainë, jetoj në Ukrainë dhe dua të jap disa fjalë mbështetje për ukrainasit që pësuan sulmin rus. Unë jam krenar për njerëzit që po mbrojnë, nuk kam frikë për forcën dhe shëndetin e tyre, ata u japin njerëzve mundësinë për të fjetur të qetë”, tha ai.

I pyetur për gjendjen e familjes së tij, Yuriy Vernydub tha se ata janë të gjithë mirë dhe se kur të mbërrijë në Moldavi do të kërkojë të shkojë te familja e tij në Ukrainë: “Është e vështirë të flasësh në këtë situatë, falë Zotit janë të gjithë gjallë. Unë kam një grua, dy fëmijë dhe dy nipër e mbesa, vëllezër e motra. Ju uroj shëndet dhe që kjo luftë të mos ju prekë. Kur të shkoj në Moldavi, do të kërkoj të shkoj te familja ime. Nëse kane nevojë për ndihmën time, unë do të jem gjithmonë atje”.

Vernydub është bërë figura e fundit sportive nga vendi që iu bashkua përpjekjeve të luftës. Kampioni i botës në boks në peshën e rëndë Oleksandr Usyk është fotografuar duke mbajtur një armë në vijën e parë, ne frontin e luftes. Pikerisht Usyk ka harruar sportin dhe i eshte bashkuar kauzes se madhe…

Related posts

Fëmija që askush nuk e donte, tani kushton 100 milionë euro…

Sadik.Autor

Deti, arma sekrete e Rafael Nadal

Sadik.Autor

Inter akord me Barcelonën për transferimin e Deulofeu

Delo.autor

Leave a Comment