Futboll Sport

“E BËRI NË BREKË”/ Portieri argjentinas tallet me një tjetër lojtar francez

Emiliano Martinez vijon të shkaktojë polemika sa herë që hap gojën.

Portieri i Argjentinës, në pritjen që iu rezervua në fshatin e tij të lindjes, u pyet për serinë e 11-metërshave dhe lëshoi disa fraza për mesfushorin Tchoaumeni që mund t’i kishte kursyer.

“E di që jam i mirë për të pritur penallti, ma kanë thënë edhe kundërshtarët. Kur prita të parën, e dija që futbollisti që do të godiste më pas (Tchouameni) do të ishte nervoz. Ia hodha topin më larg, nisa t’i flisja dhe goditi jashtë… e bëri në brekë”, tha Martinez.

Portieri është bërë protagonist kryesor i festimeve të Argjentinës, që kur mori çmimin “Doreza e Artë”, që e vuri në pjesët intime, ashtu edhe me talljet ndaj Kylian Mbappe.

A2CNN

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Tirana bën goditjen e parë në merkato, firmos me sulmuesin kosovar…

Delo.autor

HIDHET NJË HAP I RËNDËSISHËM PËR STOLIN/ Chelsea nis bisedimet me Frank Lampard

Delo.autor

INTER/ Lautaro i lumtur: Këtu janë gjërat e lehta, më quajnë El Toro sepse isha gjithmonë i zemëruar

F.autor

Leave a Comment