Futboll Seria A Sport

“ME KËTË SKUADËR DO TË JEM I LIDHUR PËRJETË”/ Mourinho emocionohet nga pritja e tifozëve “Zikaltër”

Me të hyrë në stadium, banderolat në nder të tij ishin në çdo cep të “San Siro”-s, ndërsa Zhoze Murinjo shpërndau puthje kudo, derisa erdhi edhe vërshëllima për fillimin e ndeshjes. Gjithsesi, edhe gjatë saj, koret në nder të “Special One” nuk munguan, duke bërë që për disa momente të harrohej se portugezi kishte ardhur si kundërshtar dhe për t’i eliminuar zikaltrit, ata me të cilët fitoi Tripletën, siç e pranoi vetë ai:

“Interi dhe interistët do të jenë gjithmonë familja ime. Do të jem i lidhur përjetë me këtë klub, edhe pse e vërteta është se erdha këtu për t’i mundur dhe për të vazhduar më përpara në Kupën e Italisë.

Në fund nuk ia dolëm, pasi e hodhëm ndeshjen tonë në erë me 5 minuta të para skandaloze, ku ishim thjesht të papërqendruar, ndërsa më pas bëmë një paraqitje mjaft të mirë.

Madje, në pjesën e parë, me Zanilon dhe Abrahamin ju betohem se e pashë topin në rrjetë, duke parë edhe rastet e pastra që krijuam, por në fund ishte thjesht një iluzion.

Më vjen keq, por nga ana tjetër jam i bindur kur them se përballë kishim një Inter, i cili është thjesht ekipi më i fortë në Itali për momentin dhe jam i lumtur për ta.

Drithërima për rikthimin? Më kishte munguar ‘San Siro’, sepse ky stadium më kujton vetëm ngjyrat e argjendta dhe të kristalta, si ato copat e letrave të festimeve pas çdo trofeu të fituar që bien nga qiell.

Por në të njëjtën kohë të mos harrojmë se përveç Interit unë tashmë dashuroj edhe Romën, me të cilën dua të vazhdoj të punoj fort, pasi besoj te ky projekt dhe të fitojmë gjëra të rëndësishme së bashku në vazhdim.

Kupa e Italisë ishte një objektiv yni, por na mundi skuadra më e fortë në Itali”, përfundoi Murinjo.

Related posts

DEKLARATA TRONDITËSE/ Ibrahimovic hodhi GATTUSON në KOSHIN E PLEHRAVE

Isa.Autor

“DERBI ME TIRANËN? ËSHTË NDESHJE E RËNDËSISHME”/ Gaz Demi: Kemi gabuar disa herë, afrojmë lojtarë vetëm nëse…

Delo.autor

GOLI I ÇUDITSHËM/ Shikoni si shënon CR7 pasi humb ekuilibrin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment