Futboll Seria A Sport

“MILANIN E SHIHJA NGA TRIBUNAT INTERISTE”/ Calabria: Derbi i parë që kam luajtur duhet të jetë ai…

Pak orë përpara ndeshjes mundohet të karikojë ambientin. Davide Calabria, milanist dhe lojtar i Milanit, është gati ashtu si shokët e tij siç e ka konfirmuar në intervistën e dhënë për “Sportmediaset”.

Si është të jesh pjesë e një klubi të tillë?

Kam një jetë te Milani dhe shpresoj ta mbaj këtë fanellë deri në fund të karrierës. Sigurisht që nuk e kam vetëm unë në dorë, por sot për sot e kam këtë dëshirë në zemër. Kur isha i vogël, Milanin e shija nga tribunat e tifozëve të Interit sepse kushtonin më lirë.

E kujtoni derbin tuaj të parë?

Derbi i parë që kam luajtur duhet të jetë ai i epokës kineze, në orën 12:30. Mbaj mend kur lexonim derbin në orën 12:30 thoshin se ndoshta ishte derbi i parë në histori në atë orar. Gjithsesi, ishte një ndeshje e mirë, humbnim 2-0 dhe më pas barazuam në minutën e 97-të me Zapatën, moment kurunë nuk isha në fushë. Ishte një emocion i madh, kishte shumë fansa. Nga ajo akrobaci kam një kujtim të mirë.

I druheni një arratie të Interit?

Është herët për të menduar diçka të tillë. Ne duam të fitojmë sepse do t’u afroheshim shumë. Të dielën ju kthej përgjigje për pyetjen tuaj.

Do të donit t’i hiqnit një mbrojtës zikaltërve?

Pika e fortë e Interit është pikërisht mbrojtja ku luajnë tre lojtarë të mëdhenj. Nëse do të mundja, do t’i hiqja De Vrajin.

A ishte penallti ajo e fazës së parë?

Sinqerisht, nga fusha nuk do të kisha thënë kurrë se ishte një penallti në atë rast. Megjithatë, e kam përjetuar si një moment të ndeshjes kundër nesh ku pësuam golin, por nuk e morëm si diçka personale. Fundja vlente tri pikë dhe donim ta përmbysnim.

Mund të mbahet Milani te forca e Teos dhe Leaos?

Janë lojtarë të rinj, por kanë me të vërtetë shumë talent. Ndoshta po e kuptojnë talentin e tyre, por unë mendoj se mund të bëhen dy lojtarë kryesorë në rolet e tyre përkatëse në të ardhmen.

Në mbrojtje po punojnë mirë dhe mendoj se kjo ishte ajo që u kishte munguar. Ata po përmirësohen dhe po na japin një ndihmë të madhe.

Ndihmë që ndoshta nuk do t’jua japë dot Ibra…

Ai është një lojtar i fortë që tërheq vëmendjen e mbrojtjes rivale te vetja. Të kesh apo të mos e kesh, ndryshon dhe nëse ai luan në këto nivele në këtë moshë, është gjithmonë më mirë ta kesh në krah sesa kundër.

Related posts

MOVIOLA E VLLAZNIA-PARTIZANI/ Ndeshja pa raste të dyshimta, arbitri s’ka nevojë për VAR (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Dy lojtarë “bardheblu” lënë në mes stërvitjen, ja formacioni i mundshëm ndaj Partizanit…

Delo.autor

FOTO/ Ndryshon pamjen, Neymar i pret flokët çuditshëm

Q.Autor

Leave a Comment