Futboll La Liga Sport

“NE DUHET TË…”/ Iniesta “kërcënon” Xavi Hernandez. Deklarata e legjendës, mesazh klubit “Katalanas”

“Ka shumë variabla që mund të ndodhin ose jo, është e vështirë të dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por unë do të doja të kthehesha për të ndihmuar klubin”…

Andres Iniesta hap dyert për një rikthim në Barcelonë pas daljes në pension: “Barça është shtëpia ime, nuk ka vend më të mirë. Sot më pëlqen të mendoj si lojtar, por koha, siç thonë ata, më shkon kundër meje dhe nuk e di se çfarë do të bëj kur të dal në pension. Do të doja të bëhesha trajner ose drejtor sportiv. Do të doja të qëndroja në futboll”…

Puna e Xavi: “Si gjithë të tjerët, dua që skuadra të bëjë mirë, të fitojë sërish. Çdo gjë ka nevojë për kohën e saj, çdo metodë. Me kalimin e kohës do të shihni efektet pozitive dhe rezultatet do të pasojnë. Ne duhet të rritemi dhe të shpresojmë që të ketë fat. Në momentet më të vështira duhet të qëndrojmë pranë klubit. Nuk e dimë nëse do të rikthehen sukseset e së shkuarës, por duhet të provojmë sërish”.

Pedri, Gavi dhe Nico, talentët e rinj të kanterës: “Kam folur disa herë me Pedriun, një djalë spektakolar me kaq shumë talent”.

Me siguri do të jetë referencë edhe në kombëtare. Fola me të për situata që kam përjetuar edhe unë, si përballja me të tjerët. Ai duhet të jetë vetvetja dhe të vazhdojë të rritet.

Gavi dhe Nico janë dy futbollistë me talent dhe fizik të jashtëzakonshëm. Ata po përgjigjen në mënyrë të pabesueshme, të mos harrojmë moshën e tyre. Ata duhet të vazhdojnë të rriten në një mjedis të mirë dhe të zhvillojnë talentin e tyre”.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Vdes ish-presidenti i gjigantit të Serie A…

Delo.autor

Milan bën “pazar” në Gjermani, ja cili është talenti i zgjedhur nga Mirabelli…

Q.Autor

E FUNDIT/ BEFASON trajneri PANUCCI, debuton mbrojtësi i ri nga minuta e parë

Isa.Autor

Leave a Comment