Futboll Ligue 1 Sport

PSG NË PRAG TË STUHISË/ Çarje në dhomat e zhveshjes dhe ambient i tronditur, çfarë po ndodh

Që kur shorti i 1/16-tës së Ligës së Kampionëve solli super-ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Real Madridit, tifozët janë gllabëruar nga ankthi dhe pritshmëria…

Me një kampionat të Ligue 1 praktikisht tashmë të fituar në mes të dimrit dhe pas eliminimit përvëlues nga Kupa e Francës, skuadra më e fuqishme franceze dhe një nga pasuritë e reja në Evropë, është e etur për të matur fuqinë e saj ndaj 13 herë fituesit të Championse, ai Real që mbërrin në Paris jo si favorit, por duke sjellë gjithmonë me vete atmosferën e eksperiencës europiane të fituar ndër vite dhe një jehonë epërsie të dukshme.

Megjithatë, ankthi i performancës rrezikoi të bënte një shaka të keqe me Mauricio Pochettino, i cili pas më shumë se një viti nën Kullën Eifel vazhdon të hedhë hapa duke çaluar.

Pankartat e shfaqura të premten në Parces de Princes nga tifozët vendas që drejtonin gishtin te lojtarët, të etiketuar si ‘mercenarë pa disiplinë’, shprehnin pa mëdyshje pakënaqësinë e tifozerisë…

Një pakënaqësi e justifikuar jo vetëm nga mungesa e një ideje loje konkrete dhe bindëse, por mbi të gjitha nga tekat e shumta të shumë individëve, të cilët prej disa kohësh po krijojnë të çara në dhomat e zhveshjes.

Kur Thomas Tuchel u eliminua në dhjetor 2020, drejtuesit e PSG-së kërkuan një teknik që të dy mund t’i pëlqente klanit të madh të Amerikës së Jugut dhe që në të njëjtën kohë nuk u përpoq të përdorte shumë “shkopin”, pra mënyrat e forta…

Pochettino iu përgjigj në mënyrë perfekte këtij identikiti, pavarësisht se kur mbërriti Lionel Messi ishte ekspozuar një ndryshk i vjetër mes të dyve. Ish-trajneri i Tottenham-it u punësua në përpjekje për të ndryshuar mënyrat e lojës, por mbi të gjitha për të shmangur ndryshimin e ekuilibrit të karakterit të një grupi të mësuar me vetë-menaxhimin dhe në të cilin egot e shumta vështirë se bashkëjetojnë në nivel emocional.

Përveç treshes së argjentinasve të formuar nga Messi, Di Maria dhe Paredes, harmonia jashtë fushës nuk është sigurisht prerogativë e PSG-së, e cila që nga largimi i Tuchel nuk ka parë vetëm sesi trajneri gjerman fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për klube, por ka hyrë në një dinamikë të vetë-menaxhimit jo të shëndetshëm, nyjet e të cilit mund të arrijnë deri në fund në pengesën e parë serioze të sezonit.

Fiksimi Champios

Pa asnjë justifikim, siç ndodhi në fazën e grupeve me Manchester Cityn, PSG ka detyrimin të fluturojë në Champions League. Kundër spanjollëve të stërvitur nga ish-trajneri Carlo Ancelotti, luhet për brenda ose jashtë, ku djemtë e Pochettino kanë praktikisht gjithçka për të humbur.

Para së gjithash sepse skuadra e tij, të paktën për vlerat në letër, është më e lartë se ajo e Realit, por mbi të gjitha sepse duke qenë se kampionati francez është një objektiv minimal dhe evident, mos nderimi i plotë i kompeticionit europian do të shihej si një objektiv i dështuar.

Pavarësisht mungesës së Neymar, i cili është ende duke u rikuperuar nga një tjetër dëmtim dhe mund ta kthehet ndeshjen e dytë, të qenit në gjendje të ketë një sulm të përbërë nga Mbappé, Di Maria dhe Messi, është një detyrim për të kaluar të paktën përtej raundit të 16-të.

Përveç kësaj, për të mposhtur Realin, PSG-ja do të duhet të mbështetet te solisti i vetëm që po performon siç pritej. Ky është Kylian Mbappé, garanci për golat e shënuar dhe angazhim në fushë, i cili në fund të sezonit mund të nënshkruajë si lojtar i lirë me Blancos.

Shkurtimisht, ndeshja ndaj Realit është kryqëzimi i parë i një finale që nga njëra anë të çon në kënaqësi shpresëdhënëse dhe nga ana tjetër fsheh një dënim me varje për “Mbretin Diell” të Ligue 1.

Në mes të një stuhie njerëzore dhe mediatike, PSG nuk mund të bëjë më gabime. Edhe nëse kundërshtari quhet Real Madrid…

Related posts

Messi apo Cristiano? Jo, driblimi fantastik është i Jessica Silvës (Video)

Sadik.Autor

FITORE ME VUAJTJE/ “Demat” i marrin 3 pikët e çmuara Flamurtarit

Delo.autor

JEP LAJMIN E MIRË PËR REAL MADRID/ Zidane: Jam i lumtur që është me ne, është gati të luajë

Delo.autor

Leave a Comment