Futboll Premier League Sport

NGA POGBA TEK DONNY VAN DE BEEK/ 11 yje do të largohen në verë, gjigantët e Europës përgatisin revolucionin

Manchester United mund të largojë deri në 11 lojtarë në fundin e këtij sezoni. Sipas ESPN, Djajtë e Kuq janë në kërkim të një trajneri të përhershëm për të marrë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm dhe e ardhmja e disa yjeve mbetet e paqartë.

Manchester United do të duhet të gjejë zëvendësues për Paul Pogba, Edinson Cavani, Jesse Lingard dhe Juan Mata, të cilët mund të largohen me kosto zero në fundin e sezonit.

ESPN ka thënë edhe se Anthony Martial, Phil Jones, Eric Bailly, Dean Henderson, Nemanja Matic, Axel Tuanzebe dhe Donny van de Beek mund të largohen gjithashtu.

Bëhet fjalë për 11 lojtarë në total. Një revolucion i vërtetë.

Related posts

FITORJA E PARË NË KAMPIONAT/ Skënderbeu mposht Kukësin falë dyshes Dumfur-Mensah

Delo.autor

LAZIO – JUVENTUS/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Ronaldo nga pika e bardhë

Delo.autor

KAMPION BOTE NË FORMULA1/ Lewis Hamilton del pozitiv me Covid. Humb garën e Bahrain

Delo.autor

Leave a Comment