Futboll Sport

OPERACIONI “FSHESA” TE TOTENHEMI/ Antonio Konte largon katër lojtarë

31 janari ishte ditë intensive merkatoje për Totenhemin që pasi konfirmoi afrimet e Kulusevskit dhe Bentankurit nga Juventusi, u tregua aktiv edhe në merkaton dalëse me largimet e Lo Selsos në formë huazimi te Vijareali dhe Tangui Ndombelesë te Lioni.

Për këtë të fundit bëhet fjalë për një rikthim dhe francezët kanë përfshirë në kontratën e huazimit edhe klauzolën e mundësisë së blerjes për 54 milionë paund në verë.

Ndërkohë që lëvizja më e bujshme ishte pa dyshim transferimi i Dele Alit te skuadra e Evertonit, duke u bërë përforcimi i dytë i trajnerit të ri Frenk Lampard në “Goodison Park” pas atij të mesfushorit të Mançester Junajtidit, Doni van de Bek, i cili erdhi po në ditën e fundit në formë transferimi.

Një tjetër largim ishte edhe ai i Brajan Gil, i cili huazohet te Valencia 6 muaj pasi firmosi me “Spërsat” nga Sevija.

Related posts

Dështoi transferimi në moment të fundit, presidenti i ekipit francez ironizon keq Liverpulin

Sadik.Autor

VDEKJA E PRESIDENTIT VICHAI/ Lojtari SHQIPTAR preket nga TRAGJEDIA E LEICESTERIT dhe…(FOTO)

Isa.Autor

SHQIPTARËT, LIDERË TË LOKOMOTIVËS SË ZAGREBIT/ Kallaku dhe Çokaj, protagonistë ndaj Rijekës

Delo.autor

Leave a Comment