Futboll Seria A

Klauzola e ulët, shansi i fundit për rinovimin e De Vrij me Lazion

Lazio nuk po arrin të rinovojë kontratën e mbrojtësit holandez, Stefan De Vrij dhe rrezikon ta humbë atë me parametra zero, në muajin qershor. Negociatat e shumta mes bardhekaltërve dhe menaxherëve të De Vrij, nuk kanë sjellë asnjë rezultat, ndërsa problem duket klauzola që Lazio dëshiron të përfshijë.

Lotito kërkon rinovim me një klauzolë prej 40 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ndërsa menaxherët e holandezit nuk pranojnë për më tepër se 15 milionë euro, duke parë se jo shumë klube janë të gatshme të paguajnë kaq shumë për një qendërmbrojtës.

Gjithsesi, në javën e ardhshme pritet edhe një takim i fundit mes Igli Tares dhe menaxherëve të futbollistit, teksa parashikimet janë që lacialët të pranojnë kushtet e futbollistit, për të mos e humbur me parametra zero në qershor.

Related posts

“JAM PËRSHTATUR MIRË TEK JUVENTUS”/ Ronaldo zbulon: Trajner në të ardhmen? Pse jo…

Delo.autor

LIVE/ Juventus-Atalanta, Mandzukic barazon shifrat për “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

NË SPANJË NDODH GJITHÇKA/ Penallti më të çuditshme nuk keni parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment