Futboll Sport

“PËRDORJA ILAÇE PËR GJUMIN DHE MË QUANIN TË DROGUAR”/ Rrëfen Santacroce: Mos shkoni pas parave dhe femrave

Futbolli mund të jetë një rrugëtim i bukur për shumëkënd, megjithatë ka edhe nga ata të cilët këtë aventurë, profesion dhe pasion nuk arrijnë ta përjetojnë në maksimum. Fati, dëmtimet, por edhe mungesa e punës bën që talenti të mos mjaftojë për të të dërguar në majë. Kjo ka ndodhur edhe me një lojtar për të cilin pritshmëritë në Itali ishin të larta. Fjala është për Fabiano Santacroce, i cili u prezantua nga Como, dalloi te Brescia dhe shkëlqeu me Napolin aq sa në vitin 2008 fitoi edhe grumbullimin me kombëtaren axurre.

Gjithsesi, rënia erdhi e menjëhershme në momentin kur u shfaqën problemet e para në jetën personale të Santacroce. Ky i fundit tregon se te Napoli merrte gjoba për shkak se vonohej në orarin e stërvitjes, mirëpo e gjitha vinte si pasojë e problemeve me gjumin, për të cilin konsumonte edhe ilaçe. Nga ana tjetër, ish-futbollisti italo-brazilian thekson se arriti në një pikë kur nga 20.000 euro në ditë, përfundoi me 10 euro dita.

“Te Napoli vazhdimisht merrja gjobë se shkoja vonë në stërvitje dhe me të drejtë. Por, gjithçka lidhej me një problem shëndetësor me gjumin. Unë nuk qëndroja vonë natën, por nuk më zinte gjumi dhe detyrohesha të pija ilaçe e nuk e dëgjoja alarmin për t’u zgjuar. Por, njerëzit fillonin të flisnin dhe më konsideronin si të droguar, apo shpreheshin të sigurt se unë isha një pijanec dhe qëndroja nëpër klubet e natës. Pas një dëmtimi në menisk përshkrova 80 kilometra me makinë për të shkuar te një specialist në Benevento për të bërë terapi. Por, kur u ktheva në shtëpi gjuri im ishte i enjtur, ndoshta nuk duhej t’i kisha dhënë makinës. Kush duhej të ma thoshte këtë?! Ndoshta mjeku, por ai nuk e bëri këtë.

Historitë e pavërteta më kanë shoqëruar gjithnjë. Jam munduar të shpjegoj se nuk merrja pjesë në festat që bënin amerikano-latinët, por isha kthyer në një personazh të “damkosur”. Në botën e futbollit kisha shumë pak miq, në fushë shkoja mirë me të gjithë sidomos me Hamsik, por në jetën private nuk dilja thuajse me askënd. Dilja darkave, por vetëm me të dashurën time dhe me miqtë e mi.

Sot, mundohem të bëj atë që të tjerët nuk bënë me mua. Mundohem t’i kuptoj të rinjtë dhe t’i mbroj. I mësoj që të mos ndikohen nga rrjetet sociale, nga paratë e lehta, por edhe nga femrat. Kur shikoj një djalosh të ri me talent, i premtoj një telefon të ri apo atlete më të mira në këmbim të një objektivi që ai duhet ta arrijë në fushë.

Futbolli është një botë e bukur, por mua më dhuroi vetëm vetmi. Nuk kisha mbrojtje dhe askush nuk më menaxhoi në mënyrë që të kuptoja gabimet e mia. Prandaj, vendosa të nis aventurën time si zbulues i talenteve. Unë e realizova ëndrrën tim, isha një futbollist i rëndësishëm në moshën 20-vjeçare dhe ia dola i vetëm pa ndihmën e askujt, tani kam shumë për t’iu mësuar të tjerëve si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj.

Sapo u tërhoqa nga futbolli, situata ekonomike ndryshoi menjëherë. Kalova nga 20.000 euro dita në 10 euro dita. Dhe, duhej të mbaja dy foshnje të sapolindura, nuk ishte e lehtë. Por, familja ime dhe bashkëshortja ndihmuan me sa mundën. Kam vuajtur, por ia kam dalë”, rrëfen Santacroce.

Related posts

E BUJSHME/ Ish kampioni i botës në UFC “masakrohet” me një nokaut brutal (VIDEO)

Delo.autor

Vidal habit të gjithë, e ardhmja është kuqezi!

Sadik.Autor

“PO E SHKATËRROJNË PLESHTIN”/ Ish-trajneri mbron: Tifozët argjentinas nuk kënaqen me Messin, sepse ne…

Delo.autor

Leave a Comment