Futboll Kategoria Superiore Sport

TITULLI “NGROH” XHEPAT/ Zbulohet premio që do t’i shpërndahet lojtarëve të Tiranës në rast suksesi

Fitimi i titullit duket se do të mbushë edhe xhepat e lojtarëve të Tiranës. Veç premiove që presidenti Refik Halili ka dhënë gjithmonë këto 18 javë kampionat dhe që shkojnë më shumë se 80 milionë lekë, skuadra nëse sjell trofeun në shtëpi do të marrë edhe një bonus tjetër.

Kështu, pothuajse të gjithë lojtarët në kontrata e kanë bonusin, ose dy rroga, ose 15 për qind totale të kontratës.

Një shumë goxha e madhe për sportistët, gjithmonë nëse dalin kampionë të Shqipërisë. Në fakt, kjo është një histori e vjetër te bardheblutë që gjithmonë janë treguar dorëlëshuar.

Vetëm takimin e fundit, Tirana shpërbleu skuadrën me mbi 15 milionë lekë, një shumë goxha e madhe për skuadrat shqiptare. Që Tirana është një nga skuadrat më të paguara kjo nuk ka dyshim, mjafton të pranojmë se tre sulmuesit së bashku marrin më shumë se 25 mijë euro. Skuadra ka një buxhet të madh që i kalon 70 mijë eurot në muaj.

Këtë sezon, Tiranës, nëse fiton titullin do t’i kushtojë 150 milionë lekë ekstra. Në të gjitha kontratat është llogaritur një shtesë e tillë.

Lojtarët, gjithashtu, do të marrin më pak para nëse ia dalin të kualifikohen në Konferencë League. Mësohet se bonusi sipas kontratave shkon rreth 100 milionë lekë.

E KALUARA – Vjet 200 mijë euro ishte shuma që Tirana kishte vendosur si premio nëse bardheblutë ia dilnin që të shpalleshin kampionë të Shqipërisë në fund të kampionatit. Në fakt, premioja gjithmonë është dhënë nga presidenti i Tiranës, i cili edhe sezonin e shkuar shpërndau më shumë se 250 mln lekë për lojtarët sa herë që fitonin.

SHIFRAT – Në tetëmbëdhjetë javë, nuk ka një Tiranë që të ketë mbledhur 40 pikë. I afrohet skuadra e sezonit të titullit me 31 pikë, ndërsa skuadra e vjetshme ka grumbulluar në 18 javë 26 pikë.

Me këtë ritëm i bie që 25 herë kampionët në fund të fazës së tretë të jenë kampionë të shpallur të Shqipërisë, sepse asnjë ekip këto vitet e fundit nuk ka shkuar më shumë se 65-70 pikë. Pra, Tiranës pas Kukësit mund t’i duhen vetëm 25-maksimumi 30 pikë për titullin kampion.

Related posts

TEUTA-KUKËSI/ Pranë golit verilindorët, shtylla ndal Kristal Abazajn (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United përgatit ofertën për Asension në janar

Q.Autor

Manuela Meleleo/ Studentja seksi feston për suksesin e Interit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment