Futboll Kategoria Superiore Sport

PIKANTET E SFIDËS TEUTA-PARTIZANI/ Zhunior kërkon lekët, Daja “tërbohet” pas të kuqit

Teuta-Partizani u luajt në një stadium të boshatisur dhe ata që u dëgjuan për 90 minuta ishte grupimi i tifozëve të kuq “Guerrils”, që edhe pse të paktë në numër, mbështetën dhe shijuan deri në fund fitoren e thellë të skuadrës së zemrës në 76-vjetorin e krijimit.

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e sfidës të së shtunës në Elbasan. * Edhe pse me temperatura disa herë më të larta se ndeshjet e fundit, sërish stadiumi “Elbasan Arena” ishte i boshatisur. Rreth 400 tifozë ndoqën takimin, ku 90% e tyre ishin të Partizanit.

* Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte zgjedhur të shikonte nga afër këtë takim, teksa u ul afër kreut të klubit të kuq, Gazmend Demi, dhe atij të Teutës, Edmond Hasanbelliu.

* Para se skuadrat të nisnin nxehjen, protokollet zyrtare nuk ishin plotësuar për shkatë disa problemeve fizike që kishin disa lojtarë në të dyja skuadrat. Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, fillimisht ishte projektuar titullar, por shfaqi probleme shëndetësore gjatë nxehjes dhe stafi mendoi të mos e aktivizonte fare. Ndërsa mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri, provoi të luante, duke nisur nxehjen, por nuk ia doli.

* Sherif Kallaku luajti dje ndaj ish-skuadrës së tij, Teutës, dhe shfryu jo pak dufin me festën pas golave, veçanërisht kur shënoi Skuka, kur goditi edhe flamurin e këndit dhe e rrëzoi atë në tokë.

* Mesfushori i Teutës, Reuben Akuah, mbrojtësi i djathtë i Partizanit, Albion Marku, si dhe sulmuesi i të kuqve, Xhuljano Skuka, e lanë fushën të dëmtuar duke bërë zëvendësime të detyruara.

* Sulmuesi serb, Milan Mirosavljev, debutoi me fanellën e kuqe ndaj Teutës. Në minutën e 68-të, ai pati mundësinë të shënonte përballë Qirkos, por simuloi duke kërkuar penallti. Kjo bëri që në ndeshjen debutuese të merrte kartonin e parë të verdhë si pjesë e Partizanit.

* Në minutën e 54-t, mesfushori i Teutës, Asion Daja, u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa fillimisht kishte marrë një të verdhë për një ndërhyrje të parregullt. Daja kontestoi vendimin për faullin dhe kartonin duke nxjerrë edhe fjalë të papërshtatshme, që më pas e shtynë arbitrin Xhaja t’i tregonte direkt të kuqin. “Është hera e dytë që ma bën këtë”, shfryu lojtari për arbitrin Xhaja duke dalë nga fusha, ndërsa më pas iu hakërrye delegatit Nurishmi dhe vëzhguesit Janku.

* Pas ndeshjes, Stenio Zhunior, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka ripostuar në “Instagram” një postim të Partizanit, ku shfaqet vetë braziliani duke festuar. Mbi foton ai shkruan në anglisht: “Më trego lekët”. Një mesazh i koduar dhe plot paqartësi i brazilianit, i cili këtë kërkesë mund ta ketë edhe për ndonjë detyrim të prapambetur të klubit.

Related posts

Jack Wilshere besnik i Arsenalit, shpreh dëshirën për të vazhduar me ‘topçinjtë’

Q.Autor

BLLOQE, TULLA E LOPATA/ Atalanta “PËRGATITET” për zonën Champions (VIDEO)

F.autor

KLUBI I LAZIOS SHQETËSOHET PËR STRAKOSHËN/ Shtyn afatin e rikthimit në fushën e blertë

Delo.autor

Leave a Comment